Burjani: SHBA-ja garanci e shtetësisë së Kosovës

Politika

Burjani: SHBA-ja garanci e shtetësisë së Kosovës

Nga: D.B. Më: 4 shtator 2020 Në ora: 12:54
Shtëpia e Bardhë

Ende nuk janë shuar shpresat plotësisht që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë një "dokument të butë" për njohje reciproke. Njohja e kufijve reciproke në mes të dy shteteve është kapitale për ti paraprirë njohjes reciproke sa më parë apo deri në fund të tetorit.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se Vuqiç ishte gëzuar kur kishte pa se ishte hequr nga dokumenti fillestar njohja e Kosovës.

Image
Blerim Burjani

Por sipas Burjanit, ky nuk është fundi, pasi pritet versioni i dyte i dokumentit për njohje reciproke i quajtur ecja para drejt definimit dhe normalizimit të marrëdhënieve reciproke.

“Serbia mund të gjendet para kapitullimit të dytë pas Millosheviçit në vitin 1999. Nga takimi priten së paku tri marrëveshje të nënshkruhen, dhe një marrëveshje kornize, për të shfaqur gatishmërinë për njohje dhe bashkëpunim reciprok ekonomik”, është shprehur njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat