Kryeziu: Reciprociteti është heq, por Serbia nuk është heq qafe

Politika

Kryeziu: Reciprociteti është heq, por Serbia nuk është heq qafe

Nga: A.M Më: 10 shtator 2020 Në ora: 09:46
Taulant Kryeziu

Ish-zëvendësministri i Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Taulant Kryezi ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend duke u shprehur se Serbinë ende nuk e kemi heq qafe.

“Reciprociteti është heq, por Serbia nuk është heq qafe”, deklaroi Kryeziu.

Ai u shpreh se qeveria aktuale me largimin e reciprocitetit ka arritur një marrëveshje të dëmshme të cilën Kurti e kishte paralajmëruar më parë.

“Rezultati i kësaj politike të gabueshme është se kemi braktisur reciprocitetin, dhe jemi zotuar për të shtruar Serbisë rrugën, dhe po ja japim edhe ujin e Kosovës”, u shpreh ndër të tjera Kryeziu, përcjell Bota sot.

Ndër të tjera, Kryeziu tha se për dallim nga qeveria aktuale, ish-kryeminstri Albin Kurti ka insistuar që shteti ynë të ndërtohet mbi parimin e barazisë.

“Kryeministri Kurti ka insistuar çdo herë që politika jonë shtetërore karshi Serbisë të ndërtohet mbi parimin e barazisë. Prandaj, Kryeministri Kurti ka qenë çdo herë konsistent në qëndrimin e tij për reciprocitetin”.

Në fund, ai shtoi se koha e ka vërtetuar se sa gabim i madh ka qenë heqja e reciprocitetit.

Positimi i tij i plotë

Kryeministri Kurti ka insistuar çdo herë që politika jonë shtetërore karshi Serbisë të ndërtohet mbi parimin e barazisë. Prandaj, Kryeministri Kurti ka qenë çdo herë konsistent në qëndrimin e tij për reciprocitetin.

Kryeministri Kurti ka paralajmëruar se me heqjen e reciprocitetit Kosova do të përfundoj me një marrëveshje të dëmshme.

Ata që kërkuan ta heqim reciprocitetin premtuan se do ta heqim qafe Serbinë njëherë e përgjithmonë. Rezultati i kësaj politike të gabueshme është se kemi braktisur reciprocitetin, dhe jemi zotuar për të shtruar Serbisë rrugën, dhe po ja japim edhe ujin e Kosovës.

Reciprociteti është heq, por Serbia nuk është heq qafe.

Me heqjen e reciprocitetit ne kemi:

(1) Rikthyer Serbinë si përcaktues të shtetësie tone,

(2) Kemi pranuar qe t’i diskutojmë burimet tona natyrore sovrane me Serbinë,

(3) Kemi dhënë dakordimin për krijimin e Jugosllavisë së re,

(4) Kemi hek dorë nga sovraniteti i shtetëror, duke u pajtuar që Kosova nuk do anëtarësohet në asnjë organizatë ndërkombëtare – pa pajtim të Serbisë.

Vendimi i Qeverisë Kurti për reciprocitet ka qenë vendimi më strategjik që ka ndërmarr ndonjë qeveri në raport me Serbinë. Reciprociteti si standard i shteteve sovrane e bënte Kosovën palë të barabartë në marrëdhëniet rajonale. Koha ka provuar se sa gabim ka qenë braktisja e politikës shtetërore të reciprocitetit. Po kur ske pozicion negociues, nuk ke legjitimitet kushtetues e qytetarë këtu do përfundosh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat