Edhe Kosova edhe Serbia mashtruan për marrëveshjen e Uashingtonit, këto janë gënjeshtrat e tyre

Politika

Edhe Kosova edhe Serbia mashtruan për marrëveshjen e Uashingtonit, këto janë gënjeshtrat e tyre

Nga: H.O. Më: 10 shtator 2020 Në ora: 19:59
Pamje nga takimi

Pak ditë më parë është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington në praninë e Presidentit amerikan, Donald Trump. Kjo marrëveshje u pa në këndëvështrime të ndryshme, për dikë ishte historike, e opozita e quajti si të pavlerë, pasi sipas tyre u nënshkrua nga një qeveri jolegjitime dhe jo e besueshme.

Image
Enver Bytyqi

Profesori universitar Enver Bytyҫi thotë deri më tani të dyja palët kanë gënjyer sa i përket marrëveshjes finale dhe njohjes reciproke.

“Unë nuk i besoj asnjërës palë. Të dyja rrejnë qytetarët, i manipulojnë ata, duke e ditur fort mirë se çfarë duan. Të dy palët mashtrojnë, janë të pasinqertë, nuk duan t’u flasin zgjedhësve të tyre të vërtetën. Deri tani e vërteta ka qenë më afër retorikës së Vuçiç, sesa të Thaçit dhe thaçistëve. Tani ka filluar të ekuilibrohet kjo e vërtetë. Lajçak deklaroi dje se për herë të parë palët u pajtuan të flasin për një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse. Kjo do të thotë se udhëheqësit e deri sotëm jo vetëm kanë gënjyer për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, por nuk paskan guxuar të flasin për të”, vlerëson profesor Bytyҫi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat