Kosova fitoi në Uashington, por jo edhe me marrëveshjen për “Minishengenin”

Politika

Kosova fitoi në Uashington, por jo edhe me marrëveshjen për “Minishengenin”

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 11 shtator 2020 Në ora: 09:54
Takimi në Uashington

Më katër shtator në Uashington, është nënshkruar marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë në prani të Presidentit Amerikan Donald Trump, ku kjo marrëveshje ka për qëllim normalizimin ekonomik në mes të këtyre dy vendeve.

Një ndër temat e “nxehta” për të cilën u arrit një marrëveshje, ishte edhe çështja e Liqenit të Ujmanit, për të cilin u zotuan të dy palët se do ta kenë një shfrytëzim të përbashkët të këtij liqeni.

Këtë marrëveshje dhe të tjerat, opozita në Kosovë i kundërshtori duke i vlerësuar si negative, teksa Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar moszbatim të tyre kur të rikthehet në pushtet.

Analistët politik dhe njohës të Kushtetutës kanë komentuar këtë marrëveshje.

Smaka: Ujmani, çështje delikate

Image
Riza Smaka

Ne lidhje me këtë, profersori Riza Smaka, për “Bota sot” ka thënë  se me këtë marrëveshje do të duhej që Serbisë të mos i garantohet status special përgjatë magjistrales deri në bregdetin shqiptar.

‘’Me instrumentet politike e juridike të Marrëveshjes në fjalë medoemos do të duhej që Serbisë të mos i garantohej status special gjatë magjistrales apo transversales deri në bregdetin shqiptar por i njëjte me entitete tjera dhe ne konformitet me provizionet e trafikut publik si dhe me Konventën Ndërkombëtare "TIR", tha Smaka.

Smaka theksoi se pjesë problematike e kësaj marrëveshje mund të jetë Ujmani.

“Çështje delikate dhe problematike në atë Marrëveshje mund të rezultonte statusi i Ujmanit dhe mundësimi i daljes së Serbisë në bregdetin shqiptar. Ujmani ishte pjesë integrale territoriale e Kosovës nga viti 1945 dhe ka qenë e projektuar dhe e financuar nga Kosova. Ky fakt duhet të jetë bazament i platformës politike  të Qeverisë  së RK-së  gjatë dialogimeve dhe negociatave politike me delegacionin serbian.”shtoi ai.

Mulliqi: Pikat e marrëveshjes së nënshkruar e favorizojnë shtetin serb

Image
Skender Mulliqi

Ndërsa analisti politik, Skender Mulliqi, për “Bota sot” tregon se çfarë ka humbur Kosova deri tani në marrëveshjet ndërkombëtare.

‘’Që sipas tij ,humbëm 2000 hektarë tokë me  Maqedoninë Veriore, humbëm 2850 hektarë tokë më demarkacion më Mal të Zi, që i nënshkruan Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa në Bruksel. Pamë se  në çfarë rrethanash politike u rrëzua Qeveria e Kurtit, dhe në çfarë rrethanash midis pandemie globale u formua një qeveri tjetër jashtë praktikave të deritashme kushtetuese. Kështu erdhëm deri te vazhdimi i bisedimeve me palën serbe , së pari në Bruksel , së paraprakisht ishin shtyrë bisedimet që ishin caktuar në Uashington nga Grenell , pse Gjykata Speciale kishte ngre aktakuza kundër presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit”, tha ai.

Mulliqi ka thënë më tej se edhe para takimit kishte dro në lidhje me marrëveshjen që do të nënshkruhej ne Uashington.

‘’Tubimi i 4 shtatorit u pritë në të njëjtën kohë më optimizëm dhe më dro se nuk do të jetë marrëveshje e mirë për palën e Kosovës, kur gjatë dy viteve shumë u përfolë në opinion se ekzistonte një marrëveshje e gatshme për shkëmbime territoriale, që sipas Bolton e kishin negociuar Vuqiqi dhe Thaçi’’, është shprehur ai.

Sipas  Mulliqit, pikat e marrëveshjes së nënshkruar e favorizojnë shtetin serb.                         

“Nga 16 pikat e marrëveshjes , në pikën 10 të cilën e hoqi presidenti i Serbisë, Vuqiq lehtësisht nga rendi i ditës, ku bëhej fjalë për njohje reciproke, delegacioni i gjerë dhe më shumë turistik në këto bisedime , nuk rezistojë kur e kishte rastin. Marrëveshjet e firmosura para presidentit amerikan, Donald Tramp, janë marrëveshje që për çudi e favorizojnë Serbinë e cila shkaktojë gjenocid mbi popujt jo sllavë më rastin e shpërbërjes me dhunë të ish-Jugosllavisë. Serbia e pa reformuar e Vuqiqit, shumë u faktorizua si shtet në rajon në vend që të marr dënimin edhe për shumë vite për masakrat dhe vrasjet në masë të gjerë. Serbia arriti fitore edhe në planin jo vetëm në ndihmave të pakos ekonomike që u premtua palëve prej 13 miliardësh në Uashington, doli fituese edhe më Minishengen Ballkanik që ishte kundërshtuar fortë nga partnerët e koalicionit më herët.” shtoi ai.

Duhanaj: Nuk shoh të ketë humbur diçka Kosova në Uashington

Image
Leon Duhanaj

Një mendim për këtë te  dha edhe analisti Leon Duhanaj, që sipas tij Kosova me këtë marrëveshje i rihapi dyert e kancelarive më te rëndësishme globale dhe se pas shumë problemeve me qeverinë Kurti, tani kryeministër e kemi një njeri intelektual që sipas Duhanaj punën qe e bënë e trajton si detyrë pa i dhëne vetës synimet të bëhet baba i kombit.

‘’Pas një kohe të gjatë stagnimi dhe bllokade duke u marrë me vetveten, Kosova i rihapi dyert e kancelarive me të rëndësishme globale. Në radhë të parë, dua të theksoj që është fat i mirë që zhvillimet politike pas shumë problemesh me qeverinë Kurti e cila nuk ishte gjë tjetër pos shkaktar i një neurozë kolektive, erdhi deri te  ndryshimi dhe tani kryeministër e kemi një njeri intelektual, të urtë dhe me vlera, i cili punën që e bën e trajton si detyrë pa i dhënë vetës atribute e as synime të bëhet baba i kombit. Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte pikërisht pasqyrim i një përfaqësimi të mirë. Kryeministri, po arrinë të fitojë simpati në çarqet ndërkombëtare dhe kjo është një gjë me së pozitive’’, potencoi ai.

Sa i përket marrëveshjes, sipas tij është një hap shumë pozitiv drejtë zgjidhjes së përgjithshme, meqë rast u bë edhe e qartë se Kosova është shtet dhe se nuk ka rrezik nga jashtë ,nuk ka diçka për të cilën do e humb Kosova.

‘’Marrëveshja bilaterale rreth dakordimeve në mes të Kosovës dhe SHBA-së si garantuese për implementim është një hap shumë pozitiv drejtë zgjidhjes së përgjithshme. Në ketë takim, u bë e çartë se Kosova është shtet dhe se ky realitet nuk ka kthim mbrapa, aq sa i ka edhe të garantuara kufijtë e saj , pra nuk ka rrezik nga jashtë. Krejt ketë e garanton SHBA dhe NATO. Për mendimin tim pika me e rëndësishme e cila, njëherësh ishte edhe demonstrim para syve të delegacionit, përkatësisht presidentit serb, ishte njohja nga Izraeli. Kush ka sy me pa dhe mundësi ta kuptoj, kjo ishte një skenarë i cili e la Vuçiq-in me gojë hapur. Pikat të cilat u trajtuan aty, në asnjërën nuk shoh diçka të ketë humbur Kosova’’, ka thënë  ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat