"Fjalori klishe, kopjim imitues i kryeministri Avdullah Hoti, i cili na kujton Hashim Thaçin"

Politika

"Fjalori klishe, kopjim imitues i kryeministri Avdullah Hoti, i cili na kujton Hashim Thaçin"

Nga: H.O. Më: 11 shtator 2020 Në ora: 19:36
Arkiv

Publicisti Idriz Zeqiraj i pyetur nga gazeta “Bota sot”, nëse dialogu me Serbinë do të përfundoj me njohje reciproke, ai tregohet kritikë nga deklaratave të kryeministrit Avdullah Hoti.

Zeqiraj thotë tutje se fjalori i Kryeministrit Avdullah Hoti është i njëjtë me atë të Presidentit Hashim Thaҫi që për një dekadë ka premtuar liberalizimin e vizave dhe njohjen e shtetit të Kosovës.

“Ajo që bie në sy dhe ngjallë dyshimin e bazuar, është fjalori klishe, kopjim imitues i kryeministri Avdullah Hoti, i cili na kujton Hashim Thaçin, në premtimet mashtruese e boshe, që bëri ai, prej një dekade radhazi, duke e bartur zvarrë e rrejshëm, nga viti në vit, liberalizimin e vizave dhe bërjen "fakt të kryer" të njohjes të shtetit të Kosovës nga Serbia! Hoti u premtoi shqiptarëve se "po shkojmë në Vashington, për marrëveshjen finale të njohjes reciproke", por, kjo nuk ndodhi! Të njëjtën gjë e përsëriti edhe para udhëtimit në Bruksel. Megjithatë, atje jo vetëm nuk u bë fjalë për njohje, përkundrazi, Serbia rivuri në tavolinën e bisedimeve çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe çështjen e pronave në Kosovë. Ndërkohë që të dyja këto çështje, tashmë, konsiderohen të tejkaluara, me zgjidhjen ligjore që ka dhënë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Dhe, pavarësisht kësaj, kryeministri Hoti, me optimizëm garantues, deklaron se "po shkojmë drejt draftimit final të marrëveshjes për njohjen reciproke!?", vlerëson publicisti Zeqiraj./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat