Historia banale e liberalizimit, dënon qytetarët e Kosovës e pushtetarët dhe mafiozët kanë viza

Politika

Historia banale e liberalizimit, dënon qytetarët e Kosovës e pushtetarët dhe mafiozët kanë viza

Nga: G.B Më: 12 shtator 2020 Në ora: 11:00
Ilustrim

Prej vitesh jepen deklarata e premtime për liberalizimin e vizave.

Por, deri tani ende nuk ka ndodhur dhe qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të izoluar.

E së fundmi, gjatë vizitës së tij në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Por, sa do të jetë e mundur të ndodhë kjo së shpejti apo gjatë qeverisjes së Hotit?

Lidhur me këtë, analisti politik, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën "Bota sot" se historia e liberalizimit të vizave është bërë kaq banale dhe kaq e ndyrë, duke dënuar popullin e Kosovës, pasi mafiozët e pushtetarët i kanë vizat.

Image
Rexhep Shahu

"U bë kaq banale liberalizimi i vizave, kaq e ndyrë kjo histori që dënon popullin e thjeshtë pasi mafiozët e pushtetarët i kanë vizat. Mashtro Evropa, përdore si kulaç për politikën e popullin në Kosovë dhe në fund del kërbaç", është shprehur ai.

Sipas Shahut, mos liberalizimi është historia e fundit e dënimit të popullit të Kosovës, duke shtuar se shpreson që serioziteti i Hotit në gjithë prezantimet e tij do të shërbejë për Evropën që të çlirojë Kosovën.

"Është historia e fundit e dënimit të popullit të Kosovës ky mos realizim i liberalizimit të lëvizjes së lirë. Shpresoj se serioziteti i Hotit në gjithë prezantimet e tij do të shërbejë për Evropën që të çlirojë Kosovën", ka deklaruar Rexhep Shahu për "Bota sot".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat