Marrëveshja në SHBA nuk cenon Kushtetutën e Kosovës

Politika

Marrëveshja në SHBA nuk cenon Kushtetutën e Kosovës

Nga: A.Z. Më: 15 shtator 2020 Në ora: 11:44
Pamje nga Shtëpia e Bardhë

Marrëveshjen e Uashingtonit e ka komentuar edhe njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani.

Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë në mes Kosovës, Serbisë dhe SHBA-së, e quajtur ekonomike, sipas Burjani është një marrëveshje mjaft pozitive për ekonominë.

“Marrëveshja është pozitive në një aspekt sidomos nga ai ekonomik, synimet e SHBA-së janë që të ndihmojnë palet në zhvillimet ekonomike dhe tregtare, përderisa mbetet enigmatike marrëveshja Shengen se çfarë do të përmbajë dhe pse, pra kjo duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese”, tha Burjani.

Sipas tij, edhe çështja e Ujmanit duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese edhe pse asnjëra nga këto marrëveshje nuk mund ta cenojë Kushtetutën e shtetit.

“Edhe ceshtja e Ujmanit  duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese se a prek cështjet e ndieshme të sovranitetit, pra këto dy tema duhet te detalizohen për të kuptuar se cfarë janë dhe për se janë bërë këto marrëveshje, pa dyshim asnjëra nga këto marrëveshje nuk mund të tangojn apo cenojnë Kushtetutën e shtetit”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat