Kjo çështje e shfaq sesa armiqësore është koalicion qeverisës

Politika

Kjo çështje e shfaq sesa armiqësore është koalicion qeverisës

Nga: A.M. Më: 16 shtator 2020 Në ora: 18:23
Qeveria Hoti

Profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka kritikuar elitën politike, ku ka thënë se për interesa të tyre politike janë në gjendje të prishin koalicionet.

“Dihet që moti se elita politike e Kosovës është e papërgjegjshme ndaj qytetarëve, atyre më shumë ju intereson karriera personale sesa hallet e R. së Kosovës. Për interesat e tyre prishin koalicionet në mes veti vetëm e vetëm për të bërë karrierë politike e për asgjë më shumë për Kosovën e varfër. Janë në gjendje të shpallin armiqësi ndaj njëri tjetrit vetëm për të mbërritur te qëllimet e tyre politike”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Mehazi ka kritikuar partië e koalicionit qeverisës duke thënë se LDK-ja e AAK-ja në vend që të merren vesh për nominimin e kryetarit të shtetit ata veprojnë krye më vete.

“Sesa armiqësore është ky koalicion qeverisës vërehet ndaj kandidaturës për kryetar shteti, partitë koalicionuese LDK-ja e AAK-ja në vend që të merren vesh për nominimin e kryetarit të shtetit ata veprojnë krye më vete, ngrihet AAK-ja e nominon Haradinaj për kryetar shteti, për inat të Haradinajt ngrihet presidenti Thaçi e nominon Nexhat Dacin për kryetar shteti, në anën tjetër, për inat të AAK-së e Thaçit dhe LDK-ja do nominojë kryetarin e saj për kryetar të Kosovës. Vetëm ngatërresa e ngatërresa për interesa partiake. Si shihet këtu më i zëshëm, më këmbëngulës e më problematikë është Haradinaj i cili me çdo kusht lufton të bëhet kryetar i Kosovës sikur i ka mbetur lakmia te Thaçi i cili gjatë karrierës së tij politike i ka patur të gjitha postet shtetërore që nga kryetar partie, deputet, ministër, kryeministër e kryetar shteti dhe se gjatë karrierës politike Haradinajt i mungon vetëm posti i kryetarit të shtetit në largim Hashim Thaçit. Duke njohur karakterin politik të Haradinajt, i cili është në gjendje të prishë koalicionin me LDK-në vetëm e vetëm të  bëhet kryetar i R. së Kosovës”, ka përfunduar Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat