Analisti gjerman për “Bota sot”: Marrëveshja e Uashingtonit mund të bëhet e pavlefshme nëse ndodh kjo

Politika

Analisti gjerman për “Bota sot”: Marrëveshja e Uashingtonit mund të bëhet e pavlefshme nëse ndodh kjo

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 17 shtator 2020 Në ora: 18:18
Eksperti gjerman për Ballkanin Perëndimor Bodo Weber

Eksperti gjerman për Ballkanin Perëndimor Bodo Weber, ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator, do të varet nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Weber, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nëse fiton kandidati demokrat Joe Biden, “marrëveshja” mund të jetë e pavlefshme.

Por, sipas tij, edhe nëse fiton republikani Donald Trump, mund të mos ketë interesim për këtë çështje.

“Kjo varet nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Nëse fiton Biden, e gjithë "marrëveshja" mund të jetë e pavlefshme. Por, edhe nëse rizgjidhet Trump, nuk jam i sigurt se do të ketë ndonjë interes të vazhdueshëm nga Z. Grenell dhe administrata Trump për këtë çështje fare”, ka deklaruar Weber.

Ai nuk ka përjashtuar që nga marrëveshja të “mbijetojë” vetëm njohja e Izraelit për Kosovën dhe të dyja vendet të mos hapin ambasadat në Jerusalem fare.

“Në fund të fundit, nuk do të përjashtoja që e vetmja çështje që mund të mbijetojë nga dy letrat e nënshkruara është njohja e Izraelit për Kosovën - me Serbinë dhe Kosovën që nuk do të hapin ambasada në Jerusalem”, ka thënë Bodo Weber për “Bota sot”.

(Intervistën e plotë me ekspertin Bodo Weber, mund ta lexoni nesër në versionin online të gazetës “Bota sot”)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat