“Dëshmi që po shkon drejt fundosjes së madhe”, akuza të rënda ndaj PDK-së dhe Thaçit: Ja aktet e tradhtisë...

Politika

“Dëshmi që po shkon drejt fundosjes së madhe”, akuza të rënda ndaj PDK-së dhe Thaçit: Ja aktet e tradhtisë...

Nga: P.R Më: 19 shtator 2020 Në ora: 09:56
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Partia Demokratike e Kosovës nuk pranoi të dërgonte përfaqësuesit e saj në delegacionin e Kosovës në takimin e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, ani pse kryeministri, Avdullah Hoti u kishte bërë thirrje që të jenë pjesë e këtij takimi.

E me tu mbajtur ky takim dhe arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, PDK ka filluar ta kritikojë kryeministrin Hoti, duke e quajtur të dështuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u nënshkrua në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë me 4 shtator, shënoi momentin që për herë të parë, që nga viti 2011, PDK dhe Hashim Thaçi mos të jetë pjesë e dialogut mes dy shteteve.

E kritika dhe akuza të ashpra ndaj PDK-së dhe Thaçit ka drejtuar analisti politik, Gani Qarri.

Qarri në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka numëruar, siç thotë ai ‘aktet e tradhtisë’ nga Thaçi dhe PDK.

Image
Gani Qarri

“Vet fakti se kuislingu Hashim Thaçi me mbështetjen dhe miratimin e pa rezervë të PDK-së, shkoi deri atje sa që përveç zvetënimit të pavarësisë së vendit me vënien e fusnotës, vendosjen e Kosovës në pozitë jo të barabartë në bisedimet me Serbinë, bërjen hisedar të Serbisë si ish shtetit okupator edhe në rregullimet e brendshme shtetërore të Kosovës, deklarimin e veriut si tokë të dhuruar nga Rankoviqi, tendencën për faljen e Mitrovicës, Ujmanit dhe pjesëve më vitale të vendit - Serbisë dhe oferta publike me 25 gusht të vitit 2018 në Forumin e mbajtur në Alpbach të Austrisë për ndarjen e Kosovës, janë vetëm disa nga aktet më makabare të tradhtisë më të lartë shtetërore e kombëtare të kuislingut Hashim Thaçi dhe PDK-së, ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, të cilat doemos, herët a vonë, duhet dënuar ligjërisht”, thotë analisti Qarri.

Më tej, Qarri ka kujtuar edhe Forumin në Alpbach të Austrisë, ku Thaçi kërkoi publikisht edhe ndihmën e përfaqësuesve më të lartë ndërkombëtar për ndarjen e Kosovës.

“Madje deklarata në Alpbach të Austrisë ku kuislingu Hashim Thaçi nuk hezitoi që edhe në praninë e ish Komisionarit të BE-së për zgjerim Johanes Hahn, Presidentit slloven Borut Pahor, Presidentit austriak Van der Bellen, etj, të kërkoi publikisht edhe ndihmën e përfaqësuesve më të lartë ndërkombëtar për ndarjen e Kosovës, jo vetëm se habiti të gjithë pjesëmarrësit e Forumit, përveç presidentit serb Vuçiq me të cilin Thaçi kishte marrëveshje që më parë, për shfaqjen e kësaj ideje renegate, por irritoi edhe presidentin e Austrisë, Aleksander Van der Bellen i cili deklaroi me irritim, se kjo ide, jo vetëm që është shumë e rrezikshme për gjithë rajonin, por dhe pa dijenin e askujt, qenka orkestruar dhe përgatitur paraprakisht nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiqi, akt ky, kundër të cilit nuk ka reaguar kurrë asnjë nga udhëheqësit dhe liderët e PDK-së”, thekson më tej Qarri për “Bota sot”.

Qarri ka shtuar se PDK bashkë me Hashim Thaçin e kishin rolin kryesor në të gjitha vendimet më të rrezikshme të nënshkruara gjatë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, vendime këto që sipas tij, dëmtuan rëndë Kosovën

“Ndaj duke qenë se që nga fillimi i bisedimeve me Serbinë më 2011, PDK nuk ishte thjeshtë vetëm "palë" e pranishme në to, por kuislingu Hashim Thaçi dhe PDK, kishin rolin kryesor në të gjitha vendimet më të rrezikshme të nënshkruara gjatë këtij dialogu mese 10 vjeçar, të cilat jo vetëm se e dëmtuan rëndë ,por gati e zhbën tërësisht dhe kërcënojnë ende edhe sot me zhbërje shtetësinë e Kosovës, Hashim Thaçit dhe kësaj partie, pikësëpari duhet ndaluar me ligj, çdo lloj takimi me Vuçiqin, (edhe nëse ajo kërkon) të përjashtohet nga pjesëmarrja në bisedimet e mëtejme me Serbinë, si dhe të paktën në dhjet vitet e ardhshme, PDK-në, duhet shpallur parti të jashtëligjshme dhe ndaluar tërësisht veprimtarinë, ndërsa liderët e saj, të ndiqen penalisht dhe mbahen në burg deri në zbardhjen e të gjitha marrëveshjeve të rrezikshme me Serbinë, që kërcënojnë shtetin dhe tërësinë tonë territoriale, për mënjanimin e ndarjes dhe asgjësimit të Republikës së Kosovës”, deklaron ai.

“Kështu që pikërisht për faktin se që nga viti 2011 kjo parti, ishte jo vetëm e pranishme por dirigjuese e të gjitha zhvillimeve dhe prodhuese e krejt pasojave më të rënda, që krijoi dialogu, është jo vetëm shumë e drejtë, por dhe plotësisht e arsyeshme, që pas kaq vitesh, për herë të parë në procesin e dialogut të mos ketë fare përfaqësues të PDK-së”.

Për fund, Qarri ka paralajmëruar se PDK po shkon pandalshëm drejt fundosjes së madhe.

“Për aq më tepër edhe nëse ky, ende nuk është fundi i PDK-së, megjithëse tanimë duket se kjo parti vetvetiu po shkon pandalshëm drejt fundosjes se madhe dhe kjo është një nga dëshmitë që tashmë PDK i përket se kaluarës, duke pasur parasysh të këqijat dhe dëmet e pakrahasueshme që Thaçi dhe PDK i kanë shkaktuar Kosovës në 10 vitet e fundit, ajo tashmë duhet jo vetëm të përjashtohet nga të gjitha proceset e rëndësishme për vendin, por në rast të konfirmimit të aktakuzave dhe vërtetimit të fajësive ndaj Thaçit dhe Veselit, sidomos nëse dëshmohet se para dhe pas lufte, ata kanë urdhëruar apo edhe vrarë shqiptarë, PDK përfundimisht duhet të dërgohet në histori dhe me ligj, ti ndalohet përgjithmonë, veprimtaria politike në Republikën e Kosovës”, përfundon analisti politik, Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat