“Rexhep milioneri kundërshtuesi më i madh i Avdullah Hotit”, faqja e LDK-së publikon pamje të papara të ish-komandantit të UÇK-së, thonë se është në listën e zezë të Amerikës

Politika

“Rexhep milioneri kundërshtuesi më i madh i Avdullah Hotit”, faqja e LDK-së publikon pamje të papara të ish-komandantit të UÇK-së, thonë se është në listën e zezë të Amerikës

Nga: N. H Më: 20 shtator 2020 Në ora: 08:36
Rexhep Selimi dhe Agim Veliu

Kanë filluar përplasje të ashpra mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës.

Rexhep Selimit dhe ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu, së fundi në seancën e mbajtur ditën e premte kanë eskaluar me akuza ndaj njëri-tjetrit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, duke ia përmendur mustaqet.

Selimi ka thënë se Albin Kurti nuk e ka shkarkuar Veliun pse ai mban mustaqe.

Në një replikë, ministri Agim Veliu i është kundërpërgjigjur atij, duke i thënë edhe “i pafytyrë”.

“Unë i mbaj mustaqet, por i pafytyrë si ti nuk jam”, ka thënë Veliu.

E, pas këtyre përplasjeve, një faqe e LDK-së në Norvegji së fundi, në një shkrim të publikuar në Facebook, hedhin akuza të rënda ndaj deputetit të VV-së, Rexhep Selimi.

Kjo faqe, shkonë aq largë sa që ish-komandantin e UÇK-së, Rexhep Selimi, e quan si milioneri i Lëvizjes Vetëvendosje, gjersa thonë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë në listën e zezë të tyre.

Ja shkrimi i kësaj faqeje:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat