Investimet do të kushtëzohen nga SHBA me njohje reciproke

Politika

Investimet do të kushtëzohen nga SHBA me njohje reciproke

Nga: A.SH Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:56
Foto nga takimi

Emisari Richard Grenell dje ishte për vizitë në Kosovë, ku së bashku me Kryeministrin Avdullah Hotin kanë nënshkruar dokumente për investime në Kosovë.

Analisti politik, Blerim Bujrani në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, investimet duhet të kushtëzohen me njohje reciproke.

“Këto investime duhet që të kushtëzohen nga SHBA me njohje reciproke, mendoj që SHBA duhet të organizojnë raundin e dytë politik për njohje, pastaj do të zbatohen marrëveshjet përkatësisht letra e interesit nga SHBA, kjo nuk është marrëveshje siç përmendet por vetëm letër i terës që kanë nënshkruar palë”, thotë Bujrani.

Image
Blerim Burjani

 

Sipas tij, SHBA në këtë fazë ishin më të butë politikisht me Serbinë, por edhe pse DFC u vendos në Beograd dhe ata e vlerësojnë si fitore, patjetër duhet pritur këto dy dokumente-projektet konkrete dhe minishengenin se çka përmban ai.

“Serbia nuk pranon terma të tillë, SHBA në këtë stad të dialogut ishin të butë dhe të këndshëm politikisht për Serbinë, tash duhet pritur takimin e dytë që të mbahet kah fundi i tetorit e tema duhet të jetë njohja reciproke. DFC u vendos në Beograd dhe Serbia e vlerëson si fitore ekonomike edhe ndaj regjionit jo vetëm nga Kosova, përndryshe duhet pritur këto dy dokumente projektet konkrete dhe minishengeni çka përmban”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat