Vjosa Osmanit i vjen paralajmërimi i fortë: Ja pse nuk duhet t’i bashkohet Vetëvendosjes

Politika

Vjosa Osmanit i vjen paralajmërimi i fortë: Ja pse nuk duhet t’i bashkohet Vetëvendosjes

Nga: P.R Më: 22 shtator 2020 Në ora: 19:47
Vjosa Osmani

Edhe pse ka paralajmëruar formimin e një partie të re, Vjosa Osmani si duket i ka rënë pishman, pasi pritshmëritë e saj për përkrahje nga disa ish kolegë të LDK-së, kanë dështuar.

Gjatë ditës së sotme, gazeta “Bota sot” nga burimet e saj ka mësuar se Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim maratonik para pak ditësh me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Sipas burimeve të “Bota sot”, në këtë takim është diskutuar mundësia që Osmani t’i bashkëngjitet Vetëvendosjes, dhe jo të formojë ndonjë subjekt të ri politik.

Por sipas analistëve politikë, kalimi i Osamnit në VV do të ishte një gabim. Kështu së paku thotë analisti dhe njohësi i proceseve zgjedhore, Blerim Burjani.

Image
Blerim Burjani

“Do të ishte dështim fatal që Vjosa të kalojë në një subjekt politik si VV, subjekt politik pa ombrellë dhe pa vizion, dhe të hutuar në politiken e Kosovës. Edhe koncepti se e luftojnë krimin e organizuar dhe punësimin ishte qesherak. Si hyri në pushtet filloi lojën e njëjtë që shihet në Kosovë që 20 vjet, ky subjekt politik i njerëzve të pa aftë për politiken, por për zhurmën deri më 6 tetor kishte ecur si koncept, tashmë as me zhurmën e tyre nuk merret kush? Pra si subjekt politik shkon ka dështimi me një anëtarësi totalisht të papunë dhe me disa njerëz që kanë hyrë në këtë subjekt që kanë kryer shkollë, e që janë për interesa të tyre”, thotë Burjani për “Bota sot”.

Madje Burjani thotë se Vjosa Osmani më mirë është që të qëndrojë në LDK, se sa t’i bashkëngjitet Vetëvendosjes.

“Nëse është kështu, atëherë ajo më mirë të rri në LDK, se sa të shkoj në VV. Ose pse jo, le të provoj vet ta bëjë jë parti. Le të thërret intelektual, biznesmen të gjithë së bashku për të bërë një parti të re që do të ishte shumëfish më e pranueshme. Për VV-në, s’ka çka shkon aty, ata dihet kush janë, as kohë nuk duhet humbur me ata”, shprehet Burjani.

Më tej, ai thotë se nëse Osmani formon parti të re, në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë mund të marr deri në 15% të votave.

“Unë mendoj se ajo do të themeloj parti dhe kjo është pozitive për të, ndoshta edhe për shumë njerëz të pakënaqur në Kosovë që mund t’i bashkëngjiten asaj për diçka të re në Kosovë e jo si deri tash. Nëse ajo bën parti te intelektualëve dhe biznesmenëve ajo do të arrij deri në 15% në zgjedhjet e ardhshme por tash kjo varet nga ajo se çfarë do të bëjë , opinioni nuk pret që ajo te dal në VV se do të ishte zhgënjim i madh”, përfundon për “Bota sot”, analisti dhe njohësi i proceseve zgjedhore, Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat