Zogaj i përgjigjet Thaçit për kryeministrin Hoti: Pas Rugovës, është burrështetasi nga Kosova më i mirëpritur në Uashington

Politika

Zogaj i përgjigjet Thaçit për kryeministrin Hoti: Pas Rugovës, është burrështetasi nga Kosova më i mirëpritur në Uashington

Nga: N. H Më: 22 shtator 2020 Në ora: 23:35
Avdullah Hoti dhe Hashim Thaçi

Kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë përmes një deklarate për media e ka quajtur hapjen e çështjes së Asociacionit të komunave serbe, në dialogun në Bruksel, kthim pas për Kosovën.

Thaçi, madje, kishte kërkuar që parlamenti i të jetë më i kujdesshëm duke vënë në dukje se, “Këtë të drejtë nuk e ka askush që të ulet të diskutojë as të negociojë e lëre të pretendojë të arrijë ndonjë marrëveshje të re për Asociacionin”.

Analisti politik, Skënder Zogaj, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se shefit të Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hotit, lidhur me Asociacionin nuk duhet t’i drejtohet gishti, pasi sipas tij, kryeministri po tregon konstruktivitet të lartë në realizimin e përgjegjësive të tij kushtetuese.

Me tej, ai mendon se për kryeministrin Hoti pas Ibrahim Rugovës, është personi më i mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë, dhe partneri më i besueshëm.

Image
Skënder Zogaj

“Presidenti Thaçi është personi që nuk e ka të drejtën t’ia drejtojë gishtin askujt, e më së pakut kryeministrit aktual, Avdullah Hotit, i cili siç po e shohim të gjithë, po tregon konstruktivitet të lartë në realizimin e përgjegjësive të tij kushtetuese, duke u mirëpritur si partner serioz dhe i besueshëm në arenën ndërkombëtare, nga Berlini, Brukseli e deri në Uashington, ku pas Ibrahim Rugovës, është burrështetasi nga Kosova më i mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë, dhe partneri më i besueshëm”, ka thënë Zogaj.

Ai, madje, konsideron se qytetarët e Kosovës është mirë që të reflektojnë arsyeshmëri dhe të mos bien pre e qëllimeve të ulëta kalkulative të partive politike.

“Kështu që, të gjithë qytetarët e Kosovës është mirë që të reflektojnë arsyeshmëri dhe të mos bien pre e qëllimeve të ulëta kalkulative të partive politike që kanë përbrenda individë e grupe të organizuara kriminale dhe ideologjike, interesi i të cilave është i kundërt me interesin historik të popullit dhe të shtetësisë së Kosovës”, ka deklaruar analisti Skënder Zogaj, dhënë gazetës “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat