Fillimi i fundit i krimit në Kosovë

Politika

Fillimi i fundit i krimit në Kosovë

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 23 shtator 2020 Në ora: 09:40
Foto nga aksioni në Karaçevë

Me një projektligj të veçantë, qeveria e Kosovës në vitin 2019 ka ndaluar ushtrimin e lojërave të fatit në Republikën e Kosovës. Mirëpo përkundër kësaj jo në të gjithë territorin e vendit u zbatua ky ligjë pasiqë së fundmi një aksion policor në qytetin e Kamenicës më konkretisht në fshatin Karaçevë, pas një viti hetim zbuloi një sërë veprimtarish që ushtronin punën në mënyrë ilegale.

Hetimi i cili zgjati një vit bëri që të shtunën pas mesanate të organizohet një aksion policor me qëllim që të arrestohen personat e përfshirë në këto veprimtari ilegale.

Gjatë këtij aksioni të organizuar nga policia, të pranishëm ishin edhe Administrata Tatimore e Kosovës(ATK-ja), ku u arrestuan 35 persona, ku prej tyre edhe 12 zyrtarë policorë, ndër tjera, janë konfiskuar edhe 120 aparate dhe gjësende tjera, të cilat shërbejnë si prova materiale.

Ky aksion ngjalli reagime të mëdha nga liderët e vendit, duke i shprehur lëvdatat e tyre për shërbimin policor të Kosovës për hetimin një vjeçar të këtyre veprimtarive ilegale në fshatin Karaçevë.

Pa reagim nuk mbeti as ish-kryeministri i vendit njëherëzi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se krimi duhet të goditet në kokë, i cili sipas tij është në Prishtinë.

Kurti ka përgëzuar të gjitha ata që morën pjesë në aksionin në fshatin Karaçevë, duke thënë se duhet të vazhdojnë hallkat e tjera të drejtësisë.

Njohësit e çështjeve të sigurisë, shprehën për “Bota sot”, që ky ka qenë një hap i drejtë nga policia e Kosovës mirëpo duke e parë të paarsyeshme vonimin e ndërhyrjes.

Tërnava: Kosova ka nevojë për një qeveri e cila është e pamëshirshme në luftimin e krimëve

Eksperti i sigurisë dhe ish zëvendësministri në Ministrinë e Mbrojtjes, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që nuk do të duhej që këto kazino të lejoheshin të veprojnë kaq shumë e shteti të heshtë.

Image
Hajrullah Tërnava

Tërnava komenton edhe lëvdatat që po i bëhen policisë, duke u shprehur që në fakt është turp për policinë sepse po përsëritet e njëjta ngjarje sikur në Skënderaj, Mitrovicë dhe Zubin Potok ku u arrestuan policë për ryshfet e asnjë nga “të mëdhenjët e shtetit”, pasiqë sipas tij pa ndihmën e dikujt që i qëndron mbrapa nuk do të guxonin të veprojnë ilegalishtë.

“Të gjitha kazinot ilegale që tash e dy vite po ushtrojnë veprimtaritë e tyre në fshatin Karaçevë të Kamenices, janë rrënuar ditë më parë. Të premten qenkan arrestuar 35 persona, ku prej tyre 12 zyrtar policore. Si është e mundur që ky krim të zhvillohet mbi dy vite e shteti të jetë në heshtje, a mos po i përngjanë se mbrapa këti krimi si gjithëhere qëndrojnë të mëdhenjët e shtetit, prandaj burgosen vetëm policët, e në mesin e tyre asnjë i madh, e që këtë ndërtim të kësaj piramide kriminale, pa ju qëndrue mbrapa atyre policëve të mëdhenjët, as që kishin guxua me u marrë me këtë “biznis”.Mos të harrojmë se kishim raste të tilla të burgosjeve të policëve edhe më parë, për shkaqe të marrjes së mitos, ryshfetit dhe veprav tjera kriminale si në Skënderaj, Mitrovicë, Zubin Potok e gjetiu. Por ja që po përseriten këto krime në polici, që është me të ardhur keq për këtë, e sidomos që gjithnjë kjo polici lavdërohet nga të mëdhenjët e këtij shërbimi se si policia e Kosovës është një ndër policët më të afta në rajon, nëse na qenka ashtu për cilat aftësi qenka fjala pra? Mjërisht mbas një hetimi një vjeçar sikur po ipen spjegimet nga MPB, ky është një turp për policinë e Kosovës, e sidomos për eproret e kësaj policie që qysh nga fillimi i funksionimit të këtyre kazinove, e janë lejue me kalue kohë aq e gjatë për me e konfirmue një gjë të tillë të këtij krimi të llojit të vetë”, u shpreh Tërnava.

Tutje, eksperti i sigurisë thotë që duhet të burgosen ata të cilët qëndrojnë mbrapa këtyre krimeve duke mos hezituar të përmend që gjenden multimilionerët, sepse sipas Tërnavës nëse luftimi i krimeve fillon nga më të mëdhenjtë, atëherë opinionit publik do i kthehet besimi për vendin e tyre.

Prandaj pa ardhur në pushtet një Qeveri e cila pamëshirshëm do ta luftoj krimin në tërësi, Kosova nuk ka perspektivë të demokratizimit të saj, shprehët më tej Tërnava.

“Me këto aksione të imta shtetet perëndimore nuk mashtrohen, përkundrazi ata po kërkojnë që kokat e larta të burgosen, edhe që vështirë është për ato koka të larta me u burgosur, sepse kanë bërë multi miliona, dhe tani bëhet pyetja si me shku tani në burg e mos me i shijua ato rezerva financiare, që edhe nipave të tyre iu kanë sigurue jetë të begatshme. Kjo nuk duhet të nënkuptoj që kryesit e krimeve ma të imta s’duhen të burgosen, përkundrazi duhet të burgosen të gjthë ata që kanë kryer krime, por prioritet që opinionit ti kthehet vetëbesimi në shtet ndërtim është që krimi të luftohet nga ma të mëdhenjët e shtetit, e sidomos ata qe po e zhvatin shtetin, dhe haptazi po i njohim ata të tillët që po i marrin shumë rroga mbi dy e deri në dymbëdhjetë rroga marramendëse. Prandaj pa ardhur në pushtet një Qeveri e cila pamëshirshëm do ta luftoj krimin në tërësi, Kosova nuk ka perspektivë të demokratizimit të saj, e sidomos me këtë kastë të politikanëve që deri më tani e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje ku ua ka humbur edhe shpresën e fundit për të jetuar në Kosovë”, u shpreh Tërnava për “Bota sot”.

Miftaraj: Ky aksion do të kishte rëndësinë e tij sikur të kishte sekuestrim të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme

Në lidhje me këtë temë, Ehat Miftaraj nga IKD-ja, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që ky aksion është në të mirë të Kosovës dhe padyshim një lajm i mirë për luftimin e krimeve edhe Brenda policisë.

Image
Ehat Miftaraj

Duke vazhduar, Miftaraj shprehët që nuk do të duhet kjo çështje të politizohet as nga ministri Veliu as nga qeveria në pushtet.

“Luftimi i krimit të organizuar dhe kriminalitetit në Kosovë pa dyshim së është lajm i mirë dhe shumë i mirë pritur, me theks të veçantë krimet që lidhen me korrupsionin e brendshëm në polici, bixhozit, prostitucionit. Sidoqoftë, krejt kjo do të kishte kuptim sikur kjo çështje të mos politizohej qoftë nga Ministri Veliu apo qeveria në pushtet”, shprehët Miftaraj.

Në fund, Miftaraj thotë që ky aksion të kishte edhe më shumë rëndësi nëse do të sekuestroheshin pasurit e fituara në mënyrë të paligjshme.

“Sikurse, ky aksion do të kishte rëndësinë e tij sikur të kishte sekuestrim të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme që është edhe qëllimi kryesor kur luftohen këto krime”, u shpreh Miftaraj për “Bota sot”.

Burjani: Duhet të arrestohen të vegjlit dhe të mëdhenjtë e krimit në Kosovë

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh që me ndalimin e kazinove, shteti ju ka hapur rrugë krimeve tjera ilegale siç janë prostitucioni dhe fajdet. Sipas tij duhet të arrestohen të vegjlit dhe të mëdhenjtë e këtyre krimeve në mënyrë që të luftohet në tërësi krimi.

Image
Blerim Burjani

“Së pari , ligji ka ndaluar kazinotë dhe i ka hapë rrugë krimit ilegal, dhe zhvillimin e rrjetit kriminal, prostitucionit dhe fajdeve. Kosova ka përplot kriminel dhe përfitues që janë në poste publike të cilët jetojn lirshëm dhe fitojn paligjshëm. Prandaj po qe se dëshiron qeveria të ndërtoj rend dhe ligjë duhet të arrestoj qindra bosa të vogël politik, zingjirë të ndryshëm që janë marr me punësim të paligjshëm familjar, partiak, punësim në ambasada dhe falja postëve të ambasadorëve që në politikat e BE-së quhen korruptive”, u shpreh Burjani.

Në fund, njohësi i çështjeve juridike thotë që i gjithë ky aksion është për të bërë show medial sepse ata të cilët qëndrojnë prapa këtyre krimeve nuk janë arrestuar.

“Përderisa nuk arrestohen bosat e shumtë të vegjël e të mëdhenj që thonë se merren me politik e puna e tyre është përfitimi i pabazë atëherë nuk ka gjë prej veprimeve të tilla mediale dhe shoëe që bëjë sa për të thënë se kanë bërë diçka, a plot njerëz të dyshimtë për krime penale rrinë me ata nëpër kaf. Pra krimi nuk ka emër është krim, rasti i fundi e ka dëshmuar shteti kroat ku ka heq tre mandate për deputet dhe ka arrestuar mbi 30 persona biznese të lidhur me deputet nga rastet e HDZ, pra kështu luftohet krimi, e jo ka një në pesë vjet”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat