Burjani: Qeveria aktuale ka lënë anash përgjegjësinë e votuesve

Politika

Burjani: Qeveria aktuale ka lënë anash përgjegjësinë e votuesve

Nga: D.B. Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:13
Foto Ilustrim

Kuvendi i Kosovës ka probleme numrat, ndërsa qeveria po pengohet të ushtroj funksionet e saj nga opozita e cila vepron pa përgjegjësi karshi zhvillimeve në pandemi.

Kështu ku vlerësuar analisti politik Blerim Burjani i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot”, ka thënë se zhvillimet aktuale janë jo produktive për qytetarët e Kosovës.

Image
Blerim Burjani

“Karshi zhvillimeve nga pandemia është goditur rëndë edhe ekonomia dhe qytetarët të cilët kanë mbetur pa asnjë motiv dhe të pa i interesuar për të përkrahur iniciativa si ekonomike ashtu edhe politike. Qeveria aktuale kanë len anash plotësisht përgjegjësin e votuesve, dhe nuk dëshirojnë më as të përkrahin qytetarët as pozitën aktuale. Dhe natyrisht se kjo është shumë e dëmshme për qytetarët, pasi qeveria aktuale merret vetëm me dy çështje, dialogun dhe pandeminë duke i harruar çështjet tjera”, ka thënë analisti politik Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat