Profesori nga Amerika tregon ҫfarë ndodhi brenda Shtëpisë së Bardhë, bën fajtor Thaҫin, Mustafën e Hotin

Politika

Profesori nga Amerika tregon ҫfarë ndodhi brenda Shtëpisë së Bardhë, bën fajtor Thaҫin, Mustafën e Hotin

Nga: H.O. Më: 18 tetor 2020 Në ora: 19:18
Arkiv

Profesori dhe opinionisti, që jeton në Amerikë, Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, duke folur rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thotë se kjo marrëveshje është nënshkruar në vitin 2013 nga Presidenti aktual, Hashim Thaҫi dhe ish kryeministri, Isa Mustafa.

AI në këtë rast e bën fajtor edhe kryeministrin aktual, Avdullah Hotin. Për këtë të fundi, Maxharraj thotë se po mundohet t’ia mbuloj fajet dy të parëve.

Por sipas tij, ‘Thaçi dhe Mustafa janë samargjitë që ia maruan samarin Asociacionit’.

Prononcimi i plotë:

THAÇI DHE MUSTAFA IA MARUAN SAMARIN ASOCIACIONIT?!

/Kosovës po i shtërngohet laku rreth qafës/

Përfaqësuesi i BE për dialogun me Serbinë Miroslav Lajçak këto ditë qëndroi për vizitë në Kosovë dhe Serbi.

Thelbi i kësaj vizite të Lajçakut ishte Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë.Ai shkurt ua bëri me dije se ka ardh të diskutojmë çështjen e implementimit të Marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat Kosova i ka nënshkruar me 2013 nga Hashim Thaçi dhe me 2015 nga Isa Mustafa.

Pra,Thaçi dhe Mustafa janë samargjitë që ia maruan samarin Asociacionit.

Por, e menjëherëshme ishte përgjegjia e Kryeministrit Hoti i cili ka theksuar se kjo temë është e mbyllur për Kosovën dhe se nuk do të diskutohet më për të duke tentuar që t’i ç’fajëson samarxhitë që ia maruan samarin Asociacionit.

Më pëlqen Hoti kur ia bënë kështu qejfin vetit, bash si herën e parë kur shkoi në Uashington që se lëshonte nga goja sikur duke kënduar se po shkojmë atje të marrin njohjen nga Serbia. Por, kur Serbia insistoi në heqjen e pikës 10 ku parashihej njohja Avdullah Hoti as që reagoi, nuk reagoi as me i forti i botës Donald Trump u dorëzu para Vuçiqit bile as gojën se qeli, por njohja mbeti vetëm ëndërr e Avdullah Hotit.

Por këtu në Qendrën e botës në Shtëpinë e Bardhë, Hoti përjetoi edhe fiasco tjera, ia futi thikën pas shpine Ujamnit, i lejoj trenat nga Serbia të mbërrijnë në det, por edhe të kaluroi Serbia nëpër tërë Ballkanin Përendimor përmes njëfarë Mini Shengenit, qëllimi i së cilës ishte gllabarimi ekonomik nga Serbia si shteti më i fortë në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat