Skandali i madh me vjedhjen e Thesarit të shtetit, profesori i njohur: Kosova është bërë shtet hajdutësh!

Politika

Skandali i madh me vjedhjen e Thesarit të shtetit, profesori i njohur: Kosova është bërë shtet hajdutësh!

Nga: A.SH Më: 21 tetor 2020 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Skandali që përmbyll ditën e sotme në Kosovë është vjedhja e dy milionë eurove nga thesari i shtetit. Këtë e ka konfirumuar edhe ministrja e financave Hykmete Bajrami.

“Tani me datën 9 tetor kanë ndodh transaksionet dhe mjetet nga buxheti në Ministrinë tjetër (Ministrinë e Infrastrukturës) janë terhjekë dhe janë bërë pagesat në emër të këtij operatori ekonomik. Më pas kemi ardh deri te denoncimi i rastit. Krejt procedura e hetimit ka fillu dje”, ka deklaruar ajo.

Kurse analisti politik, Sulejman Mehazi, në një prononcim për "Bota sot" ka komentuar këtë ngjarje duke thënë se, pas skandaleve të njëpasnjëshme po vrehet se Kosovës e keqja po i vjen nga brenda deh se këta mund të konsiderohen si armiqtë më të mëdhenj të Kosovës.

“Se Kosovës i vjen e keqja nga brenda, nga vet grupet mafioze të politikanëve, po vërehet me skandalet e njëpasnjëshme, pas blerjes të mijëra hektarëve tokash me nga 1 euro nga personat e fuqishëm e të papërgjegjshëm dhe ja skandali i radhës i gllabërimit të parave nga buxheti i shtetit, të vidhet thesari i shtetit për t'u pasuruar e bëjnë vetëm ata që ia duan të keqen Kosovës, lirisht këta mund t'i konsiderojmë si armiq më të mëdhenj të Kosovës, atë që nuk e bëri Serbia e Millosheviqit, po e bëjnë vet politikanët super të korruptuar të këtij vendi, vetëm në Kosovë kanë vlerë të madhe kompanitë private sesa Thesari i Shtetit, në vend që kompanitë private ta mbushin Thesarin e Shtetit ato bëjnë të kundërtën, armiqësisht janë duke e zbrazur dhe këtë pak buxhet të shtetit”, deklaron Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

 

Sipas tij, për fat të keq, po bindemi dita-ditës se Kosova është bërë shtet hajdutësh.

“Hapur po vërehet se Kosova po vidhet e dobësohet nga tipat e Kadri dhe Valon Shalës, Kosovën po e vjedhin vet kosovarët për ta zhvatur deri në varfëri totale të popullatës, dita ditës bindemi se Kosova është bërë shtet hajdutësh, secilit që i mundësohet vjedh sa që Republikën e Kosovës janë duke e transformuar në republikë hajdutësh”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat