Kosova nuk guxon të pranon këtë vendim

Politika

Kosova nuk guxon të pranon këtë vendim

Nga: A.Z Më: 22 tetor 2020 Në ora: 11:32
Avdullah Hoti dhe Miroslav Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i është përgjigjur emisarit special për dialog, Miroslav Lajçak, ku tha se Kosova edhe Serbia duhet të bëjnë ndryshime Kushtetuese për të vënën në funksion Asociacionin e Komunave Serbe.

Hoti ka thënë se shteti i Kosovës i ka vendosur parimet e tij karshi dialogut, duke siguruar se nuk do të preket integriteti territorial si dhe karakteri unitar i Kosovës.

Këtë e ka komentuar edhe analisti politik, Faton Mehmeti, i cili në një prononcim për "Bota sot" ka thënë se për nga teoria deklarata e Hotit është në rregull, por në praktikë është e vështirë t'i mbroj nëse vie puna për të mbrojtur deklaratën e tij.

"Në teori deklarata e Hotit është në rregull, territori i Kosovës nuk guxon të preket, dhe as të cenohet integriteti i vendit, pavarësisht se kush e dëshiron apo e kërkon një gjë të tillë. megjithatë, është vështirë që Hoti këto deklarata t'i mbroj edhe në praktikë nëse vjen puna taman për ta mbrojtur deklaratën e tij, duke qenë se Dulla s’ka kapacitet politikë, s’ka "kaçik" as brenda koalicionit të tij, e lërë më për veprime më të mëdha, karshi BE", ka thënë ai për "Bota sot".

Po ashtu, Mehmeti është shprehur se kërkesa e Lajcak nuk realizohet përderisa edhe brenda BE-së nuk e duan një gjë të tillë.

"Kështu që kërkesa e Lajcak nuk realizohet, duke qenë se edhe vet brenda BE nuk e dëshirojnë një gjë të tillë, pastaj edhe konfiguracion politikë në Kosovë është i atillë që kryeministri mund të merr vendime të tilla", shtoi Mehmeti

Sipas tij, Hoti është një kukull që dirigjohet nga të tjerë, gjë që as kur e ka më drejtë deklaratat e tij nuk i merren për seriozisht. "Fatkeqësish z. Hoti është pa mbështetje, është thjesht një kukull që dirigjohet nga të tjerët, andaj deklaratat e tij nuk janë për tu marr seriozisht, as kur e ka me të drejtë. Megjithatë Kosova nuk guxon assesi të pranojë një propozim të tillë, të ndryshimit të kushtetutës, ndryshe Kosova më nuk është unike, ajo mund të shpërbëhet", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat