Përplasjet e ashpra mes Hotit e Haradinajt, analisti ka një parashikim: E ‘zbulon’ nëse do të ketë zgjedhje - flet edhe për presidentin e ardhshëm

Politika

Përplasjet e ashpra mes Hotit e Haradinajt, analisti ka një parashikim: E ‘zbulon’ nëse do të ketë zgjedhje - flet edhe për presidentin e ardhshëm

Nga: N. H Më: 26 tetor 2020 Në ora: 22:40
Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hoti, foto nga legjislatura e kaluar

Nuk kanë të ndalur përplasjet mes dy subjekteve kryesore të koalicionit që qeverisë me vendin.

Vikendi që kaloi i thelloi edhe më shumë pakënaqësitë që kanë partnerët e koalicionit aktual mes vete.

Shkak u bë Task Forca Anti-Korrupsion, e bosht i përplasjes ishin kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj me kryeministrin Avdullah Hoti.

Ndërsa, pas këtyre përplasjeve, tashmë kanë filluar zërat në vend që thonë se zgjedhjet e jashtëzakonshme po afrohen.

Lidhur me këtë çështje, për gazetën “Bota sot”, ka folur profesori universitar, njëherit njohës i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Mustafë Kadriaj, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se nga përvojat e deritanishme nuk është larg mëndësh nëse prishet koalicioni, dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas profesorit, kasta politike me veprimet e saj, tashmë ka humbur shpresën dhe kanë shkatërruar ëndrrat e qytetarëve.

Image
Mustafë Kadriaj

“Nga përvojat e deritanishme të liderëve dhe të politikanëve në Kosovë më nuk do mend dhe është naivitet nëse presim diçka më mirë sepse u dëshmua që flakin perspektiven e Kosovës për ambicie të tyre. Nëse ambiciet e tyre janë legjitime nga ana juridike, por një gjë duhet të kenë të qartë që më veprimet e tyre kanë humbur shpresën dhe kanë shkatërruar ëndrrat e qytetarëve ku secili qytetar më nuk ka shpresë që do bëhet mirë”, shprehet profesori universitar, Mustafë Kadriaj.

Tutje, analisti politik për gazetën “Bota sot”, ka theksuar se duhet të kenë të qartë se dy liderët si z.Mustafa dhe z.Haradinaj, qytetari nuk i do për president.

Krejt në fund, Kadriaj e zbulon se personaliteti ideal për postin e presidentit nuk ndodhet brenda skenës politike aktuale, por jashtë saj.

“Si përfundim partneret e koalicionit me veprimet e tyre mund të qojnë vendin në zgjedhje, por nuk do keni besimin e qytetarit njëherit duhet të kenë të qartë dy liderët si z.Mustafa dhe z.Haradinaj që qytetari nuk i do për president nëse do kishin vetëm pak ndërgjegje dhe kredibilitet moral do i ofronin një personalitet jashtë politikës për faktin që inteligjenca e Kosovës për fat të keq është jashtë politikës dhe përfaqësimit parlamentar”, tha në fund, njohësi i politikës në vend, Mustafë Kadriaj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat