Flasin nga Gjykata Speciale: Ja pse nuk është marrë ende vendimi për Thaҫin e Veselin

Politika

Flasin nga Gjykata Speciale: Ja pse nuk është marrë ende vendimi për Thaҫin e Veselin

Nga: H.O Më: 28 tetor 2020 Në ora: 18:09
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, foto ilustrim nga "Bota sot"

Ndonëse ishte thënë që vendimi për aktakuzën ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaҫi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli do të merret më 24 tetor, ende nuk ka ndonjë vendim final nga Gjykata Speciale.

Gazeta ‘Bota sot’ ka kontaktuar Dhomat e Specializuara dhe ata kanë dhënë përgjigjen si vijon:

“Derisa një aktakuzë të bëhet publike ajo mbetet konfidenciale si dhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e saj. Rregulli 88 parasheh që gjykatësi i procedurës paraprake mund të urdhërojë mospublikimin e përkohshëm të një aktakuze të konfirmuar për arsye sigurie ose për të shmangë ndërprerjet e procedurave. Në çdo rast, një aktakuzë e konfirmuar do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të Akuzuarit para Gjykatës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat