A do ta rrëzojë Gjykata Kushtetuese Qeverinë Hoti?!

Politika

A do ta rrëzojë Gjykata Kushtetuese Qeverinë Hoti?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 28 tetor 2020 Në ora: 19:46
Avdullah Hoti

Vota e deputetit Etem Arifit, mund t’i kushtojë shtrenjtë qeverisë Hoti, e cila është në pritje të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila këto ditë pritet të publikojë vendimin e saj.

Nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson se vota e deputetit Etem Arifi është e pavlefshme, për shkak se i njëjti ka qenë i dënuar në momentin e votimit të qeverisë Hoti.

Kjo edhe pritet të sjell rrëzimin e qeverisë Hoti, dhe kthimin e procesit nga fillimi. Me ketë edhe vendi mund të pësoj ngërç, meqenëse qeveria Hoti me votën e Etem Arifit kishte marr 61 vota, qe nënë kupton se tani maksimumi i ka 60 vota.

Kështu që do të futemi pastaj në një betejë ligjore, se sit ë procedohet më tutje. Para se të ndodh kjo, do të bëhet luftë e madhe për të siguruar vota nga opozita, duke joshur PDK me oferta të ndryshme, duke përfolur edhe postin e presidentit si mundësi.

Gjithsesi, gjasat që kjo qeveri të bie janë të mëdha, nëse PDK i qëndron besnik parimeve të veta për mos tu futur në këtë qeveri, me fokusin e s’ja të vetëm zgjedhjet. Edhe sa i përket zgjedhjeve, PDK nuk duket shumë e përgatitur momentalisht, në pritje të mundësisë që liderit të tyre t’i konfirmohet aktakuza.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nëse rrëzon votën e deputeti Arifi, aktualisht në burg, pritet të hap një purgatorin, rrugën e vetme për të ikur nga kjo gjendje ferri që ka kapluar vendin.

Faktikisht, qeveria Hoti, ndonëse është mundur të sjell një qeverisje të pastër, nuk ia ka dalur, kur kihet parasysh se në përbërje të saj ka ministra nga AAK dhe NISMA, me këta të fundit që njihen për afera korruptive. Edhe avullimi i fundit që ndodhi, pjesë e NISMËS ishte njëri nga ata. Duket se “mallkimi ” i Gjykatës Kushtetuese pas Kurtit, fat të njëjtë do të ketë dhe Hoti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat