Në një shtet normal e demokratik, për vepra abuzive do të ishin në burg

Politika

Në një shtet normal e demokratik, për vepra abuzive do të ishin në burg

Nga: D.B. Më: 29 tetor 2020 Në ora: 16:33
Foto Ilustrim

Kosova në vend të rrugës të progresit, zgjodhi rrugën e kthimit mbrapa. Kjo për faktin se në krye të shtetit të ri të Kosovës, pas luftës erdhën forcat retrograde , erdhën forcat me logjike neo-komuniste .

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot”, ka thënë se në Kosovën e pas luftës nuk u krijuan vlera shoqërore, së logjika e tyre është logjikë përjashtuese e të mirës karshi të keqes.

Sipas tij, më shumë së gjysma e popullatës nuk iu besojnë këtyre njerëzve që nuk zgjodhën metoda për tu bërë milioner brenda natës pa asnjë mund, më para të taksapagueseve të Kosovës.

Image
Skender Mulliqi

“Është lënë rruga e lirisë, demokracisë , progresit dhe lirisë politike, prandaj  Kosova e sotme nuk është demokratike , por është me shume despotike. Politika dhe ekonomia varen nga elitat e pa dije, te pa invencion nga elitat politike të pa interesuara për shtet ndërtim dhe mirëqenie. Për këtë gjendje të krijuar natyrisht së nuk janë fajtorë vetëm ata, janë fajtor qytetarët të cilët kanë zgjedhur heshtjen. Shumë kush është mbushur mëkate e nuk përgjigjët para organeve të drejtësisë për plaçkitje karshi shtetit. E mbajtën dhe po e mbajnë popullin në iluzione të rreme , po e mbajnë në mite nga e kaluara. Kështu mbrapsht na kaluan plotë 21 vite , e në po e mashtrojmë vetën. Në një shtet normal e demokratik , shumë kush për vepra abuzive do të ishte në burg. Avullohen milionat e këta tallën më shtetin dhe më popullin. Po tallën së nuk funksionon si duhet shteti ligjorë .Kanë krijuar një gjendje të padurueshme , e kanë gjunjëzuar popullin në mënyrën më të çuditshme. Mjaftë ishim objekt përbuzjeje , mjaftë u vramë dhe u masakruam nga armiqtë serbe”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Ai konsideron se me decenie i kishim duart e lidhura më tela me gjemba. Menduam së u liruam nga sadizmi dhe ekuivalenca etnike .

“Sikur torturat po vazhdojnë , por tash të formës më ndryshe. Tash po përballemi më torturën sikur kur cigarja shuhet mbi trupin e njeriut. Po zgjedhën metoda sadiste , të orgjisë neofashistë .Na duhet një shoqëri e prosperuar , një shoqëri pa krim dhe korrupsion , për ti liruar sado pak njerëzit nga vuajtjet .Nuk ka më e zorshme së varfëria , nuk ka gjë më e zorshme për një familje që nuk i ka kushtet që të këtë mirëqenie për fëmijët e vet. Edhe ne po jetojmë në Evropë, e faktikisht shumica po e bëjnë jetën e robit”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat