Flet zëvendësministrja që iu vodh vetura në oborrin e saj, shprehet e shqetësuar... (Pamje)

Politika

Flet zëvendësministrja që iu vodh vetura në oborrin e saj, shprehet e shqetësuar... (Pamje)

Nga: N.Sh Më: 31 tetor 2020 Në ora: 16:00
Sadika Kofrc

Në orët e hershme të mëngjesit, zëvendësministres së Mbrojtjes të Kosovës, Sadika Kofrc, i është vjedhur një veturë e tipit Audi A4.

Zëvendësministrja e ka konfirmuar lajmin për gazetën “Bota sot”.

Rasti ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Kofrc,  thotë se, hajnat kanë tentuar të vjedhin edhe veturën zyrtare e cila ndodhej në oborrin e saj.

“Po e saktë është, sot në mëngjes në oborrin tim, është vjedh vetura. E kanë provua veturën zyrtare edhe veturën tjetër personale që gjendej në oborr, por vetëm këtë Audi A4 kanë mbërri me marrë”, thotë Kofrc.

Ajo tha se kanë njoftuar edhe Policinë e Kosovës për rastin dhe kanë filluar hetimet e para.

“Rastin e kemi lajmërua në Polici lokale, dhe ata janë duke u marr me këtë rast. Nuk e kemi ende informata tjetra”, shprehet ajo.

Zëvendësministrja thekson se kjo që ka ndodhur është shqetësim për familjen e saj.

“Nuk kemi parë asgjë. Nuk e kam për sendet materiale që i kanë marr, por kjo është rrezik edhe shqetësim për familjen”, përfunon zëvendësministrja.

Gazeta "Bota sot" publikon edhe veturën e saj e cila është vjedhur.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat