Betimi i Qeverisë së Serbisë, analisti politik i drejton kërkesë BE-së dhe SHBA-së

Politika

Betimi i Qeverisë së Serbisë, analisti politik i drejton kërkesë BE-së dhe SHBA-së

Nga: A.SH Më: 31 tetor 2020 Në ora: 19:09
Ana Bërnabiq

Ditë më parë është bërë betimi i Qeverisë serbe.

Në betimin e tyre thuhej “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë”.

E, ky betim ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, që u cilësua si betim për pushtim të Kosovës.

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, ky betim shpërfaq fytyrën e vërtetë të Serbisë.

“Kjo formë e betimit shpërfaq fytyrën e vërtetë të Serbisë, e cila nuk ka ndryshuar aspak ndaj Kosovës, dhe si e tillë vazhdon fushatën fashiste ndaj saj”, thotë Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, ky betim duhet të dënohet nga BE dhe SHBA, por edhe nga insitucionet e Kosovës.

“Ky betim duhet të dënohet nga BE dhe SHBA, por së pari nga insitucionet e Kosovës, të cilat duhet të tregojnë fytyrën e vërtetë të Serbisë. Me qeverinë aktuale në Serbi, dhe me president Vuçiq, është e pamundur të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e aq më pak që Serbia të pranoj njohjen e Kosovës. Në këtë apsekt, qeveria e re e Serbisë vazhdon politikën fashistë ndaj Kosovës, me orekset e saja për territore”, përfundon Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat