Masat e reja dhe situata me Covid-19? Ish-ministri i Shëndetësisë flet për “Bota sot”: Gjendja është dramatike – ja thirrja për qytetarët

Politika

Masat e reja dhe situata me Covid-19? Ish-ministri i Shëndetësisë flet për “Bota sot”: Gjendja është dramatike – ja thirrja për qytetarët

Nga: N. H Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 17:31
Pamje nga konferenca e ditës së shtunë, ku ministri Armend Zemaj bëri publike masat e reja

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes me krerët e shëndetësisë në vend, ka prezantuar sot masat e reja administrative që do të ndërmerren me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të COVID-19.

Ai ka thënë se në mbledhjen e qeverisë sonte do të vendoset për kufizimin e lëvizjes për 5 komunat më të prekura.

“Në qytetet ku ka numër të madh do të kufizohet plotësisht lëvizja. Nga sonte në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri. Do të kufizojmë plotësisht lëvizjen nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Do të përcjellim pastaj lëvizjet e numrave me infektime”, ka thënë Hoti.

Po ashtu do të reduktohen punëtorët e institucioneve dhe do të punohet vetëm me staf esencial.

“Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Jashtë kufizimit lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe shërbimin ‘merre me vete’. Numri i njerëzve përgjysmohet nëpër autobusë”, ka thënë Hoti.

Në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi, për gazetën “Bota sot”, ka folur ish-ministri i Shëndetësisë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka alarmuar se gjendja në Kosovë është dramatike.

Ai beson se masat e reja, të ndërmarra nga ekzekutivi aktual janë rezultat i një analize të duhur të fakteve dhe informatave.

Image
Ish-ministri, Imet Rrahmani.

“Situata ku gjendemi është dramatike. Unë besoj se masat e fundit janë si rezultat i një analize të duhur të fakteve dhe informatave që kanë institucionet e shtetit. Kufizime të ngjashme po vendosin pothuajse të gjitha vendet, bile disa edhe më të ashpra”, shprehet ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, për gazetën “Bota sot”.

Rrahmani ka bërë thirrje në drejtim të qytetarët që të sillën përgjegjshëm, dhe t’i respektojnë vendimet e Qeverisë së Kosovës.

“Cili do të jetë rezultati vështirë të thuhet, por, megjithatë, qytetarët duhet të sillen me më shumë përgjegjësi dhe të përkrahin vendimet e qeverisë dhe kërkesat e ekspertëve shëndetësorë. Nuk ka alternativë tjetër”, tha Imet Rrahmani, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.374 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 486 raste pozitive. B

Ndërsa, brenda këtyre 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat