Aktakuzat nga Specialja, deklarata e Haradinajt, analisti politik: Janë dy rrugë për situatën aktuale

Politika

Aktakuzat nga Specialja, deklarata e Haradinajt, analisti politik: Janë dy rrugë për situatën aktuale

Nga: A.SH Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 16:48
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Pas ngjarjeve të shumta që ndodhën sot në vnedin tonë, AAK ka kërkuar ndërprerjen e dialogut me Serbinë.

Analisti dhe njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar deklaratën e Haradinajt dhe zhvillimet e fundit që ndodhën.

Ai thotë se, Haradinaj këtë e kërkon për nevojën e tij personale për të u bërë president duke thënë se nuk është koha për këtë “tash është koha më tepër për konsolidm dhe vetëdijsim se sa për politik ditore dhe apetite personale”.

“Kjo çka thotë AAK sikur kur Ramushi të ishte shkuar në tribunal e me ndal plotësisht të gjitha veprimet politike ndërkombëtare, jo kjo është normale duhet me veprue në mënyrë institucionale në dobi të shtetit dhe në dobi që të kuptohet e vërtetat, nuk ka nevojë për frustrime të këtij lloji, por për maturi, e përgjegjshmëri, sjellje dinjitoze dhe shtetërore, shtete kanë probleme të mëdha dhe kanë ballfaqime të mëdha me të gjitha rastet e luftërave, konflikteve, tërmeteve apo pandemive por duhet ruajtur gjakftohësinë, vullnetin për të mirën e popullit dhe për vazhdimin e funksionimit normal të shtetit. Ramushi e ka ditë këtë çështje që mund të ndodhë por ai kishte parashtruar nevojën e tij personale për të u bërë president, e tash thotë më bërë mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit për siguri, që kjo ngjason në kurrgjë, situata politike dhe institucionale është stabile, qeveria funksion, të gjitha mekanzimat janë funksional, tash është koha më tepër për konsolidm dhe vetëdijsim se sa për politik ditore dhe apetite personale”, ka deklaruar Burjani.

Sipas tij, në këtë situatë janë vetën dy rrugë: duhet të merret me qetësi dhe tolerancë gjendja, se dyti duhet të ruhet stabiliteti dhe siguria e shtetit, të krijohet një qëndrushmëri më e madhe institucionale dhe shtetërore.

Janë dy rrugë për situatën aktuale: Duhet të merret me qetësi dhe tolerancë gjendja, se dyti duhet të ruhet stabiliteti dhe siguria e shtetit, të krijohet një qëndrushmëri më e madhe institucionale dhe shtetërore. Duhet të gjinden rrugët më të qarta për të mbrojt rendin dhe sigurinë. Duhet vazhduar përpjekjet e konsolidimit institucional pas kësaj gjendje të krijuar të ketë unifikim më të madh strategjik për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk duhet nxituar dhe krijuar panik, e më së paku disa njerëz tduhet të ndalin apetitet për luftë politike të brendshme dhe veças për atë se kush do te bëhet president”, shprehet ai.

Më tej thotë se, çështja e Presindentit nëse nuk arrihet me ndonjë konsensus, atëherë mund të shkojmë në zgjedhje.

Çështja e presidentit nese nuk arrihet të zgjedhet me ndonjë konsensus atëherë mund të shkojmë në zgjedhje brenda 6 muaj, tash një ushtruese e detyrës së presidentit është, tash sa ka kapacitete me ushtru e me tregu edhe konsistencen institucionale dhe me rujt raporte me miqtë ndërkombëtarë dhe rrethanat e brendshme tash kjo varet shumë nga ushtruesja e detyrës së presidentit. Ushtruesja e detyrës sigurisht mendon të ketë një kabinet të përkohshëm gjatë punës së saj ose e mban këtë aktual kjo është çështje e saj. Pra, të gjitha ngjarjet që do të vijë duhet marr qetë, me maturi dhe me dinjitet, kështu veprohet kur shteti është i konsoliduar që nuk varet nga individët a janë a s’janë, por varen nga populli”, shprehet tutje Burjani.

Në fund, ai përmend edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme, pasiqë Kuvendi po ka telashe si tash.

“Qeveria do të funksionoi keshtu si është, pa ndonjë dallim të madh apo fare, e dobët e brishtë por funksionale, tash dinamikën e punës e përcakton kreu i ekzekutivit. Kuvendi do të ketë telashe si deri më tash pa dallim, do të duhej një konsoldim dhe vetëdijsim me i madh për deputetet për situatën aktuale. Pra, zgjidhje në fundit të fundit mund te jene edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme, tash kjo është realite, ne duhet të sillemi si shtet dhe të vetëdijsuar për rolin e shtetit në këtë situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat