Arrestimet e Speciales, Baraliu: Po dëmtohet rëndë imazhi i Kosovës

Politika

Arrestimet e Speciales, Baraliu: Po dëmtohet rëndë imazhi i Kosovës

Nga: A.Morina Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 20:50
Gjykata Speciale

Gjykata Speciale në Hagë ka konfirmuar aktakuzat e ngritura ndaj dy ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.

Gjatë ditës së djeshme, Thaçi dhe Veseli së bashku me Rexhep Selimin u transferuan në Hagë, ndërsa dy ditë më parë  atje ishte transferuar edhe ish zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi,

Shumë zyrtarë shtetëror dhe persona publikë, u dolën në mbështetje ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke besuar fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë gjatë viteve të 90-ta.

Mirëpo, krahas kësaj, kishte edhe persona të tjerë që iu gëzuan arrestimit të këtyre të fundit. Njëri ndër ta, ishte ish-kreu i LPK-së, Ibrahim Kelmendi, i cili në facebook shkroi “Urime Kosovë për çlirimin nga gjarpri”, duke iu referuar ish-presidentit Thaçi përmes nofkës së tij.

Në një prononcim për “Bota sot”, profesori dhe njohësi i çështjeve juridik, Mazllum Baraliu, tha se është e papranueshme gëzimi i fatkeqësisë së të tjerëve. Veçanërisht kur personat në fjalë nuk janë individ të thjeshtë, por veprimtar politik të cilët kontribuuan në pavarësinë e Kosovës.

“Çdo njeri me arsye të shëndosh  e zemër të pastër, nuk i gëzohet fatkeqësisë së të tjerëve, aq më tepër kur ata nuk janë vetën individ, por veprimtar politik të kauzës sonë të përbashkët për liri dhe pavarësi të Kosovë  dhe përfaqësues institucional të vendit”, deklaroi Baraliu, përcjell "Bota sot".

Profesori, tutje tha se të gjithë ne duhet të brengosemi dhe të ndjejmë keqardhje për këto arrestime, sepse padrejtësisht po dëmtohet imazhi i shtetit të Kosovës.

“Prandaj të gjithë ne me keqardhje dhe brengosje, duhet marrë këto arrestime, sepse me to dhe me këtë gjykatë  me pa të drejtë po goditet dhe dëmtohet rëndë  imazhi i Kosovës dhe perspektiva e saj në të ardhmen”, përfundoi Baraliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat