Shqipëria dhe Serbia nënshkruajnë sot marrëveshjen për lëvizje të lirë me letërnjoftime

Politika

Shqipëria dhe Serbia nënshkruajnë sot marrëveshjen për lëvizje të lirë me letërnjoftime

Nga: B.S. Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 07:57
Edi Rama, Aleksandar Vuçiq, Zoran Zaev (Arkiv)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, do të marrin pjesë përmes video-linkut në konferencën mini-Schengen të hënën, më 9 nëntor në ora 11:00.

Në takim do të marrin pjesë gjithashtu kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq dhe ministri i shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, transmeton "Danas"-i kumtesën nga kryesia e Serbisë.

Bëhet e ditur se, me këtë rast, do të nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunim midis Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në luftën kundër Covidit-19 dhe marrëveshja ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë për lëvizje të lirë të qytetarëve me letërnjoftime.

Pjesa e dytë e takimit do të jetë e hapur për publikun përmes lidhjes vijuese:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat