Gjykata Speciale shumë kënd do ta largojë nga skena politike e Kosovës

Politika

Gjykata Speciale shumë kënd do ta largojë nga skena politike e Kosovës

Nga: D.B. Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 16:40
Gjykata Speciale

Kosova pikërisht në kohë pandemie u ballafaqua më kriza të mëdha politike institucionale, ekonomike dhe veçmas situatën e kanë rënduar, zhvillimet e fundit me arrestimin e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, si dhe pandemia vdekjeprurëse. Këto zhvillime për një harkë kohor të shkurtër do të ishin peshë e rëndë edhe për vendet shumë të mëdha , e jo për Kosovën shumë të vogël dhe në fazën e tranzicionit.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë për gjithë këto vite nuk u punua mirë dhe u grumbulluan shumë probleme, të cilat kërkojnë  kohë për tu zgjedhur.

Image
Skender Mulliqi

Sipas tij, vështirë se do të kenë zgjedhje fatlume, nëse vec nuk shkohet në zgjedhje të reja.

"Të kthehemi të arrestimet e fundit, para organeve të gjykatës u paraqitën Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Fjalimi i Krasniqit ishte pak më gjatë dhe i përcjelluar më shumë emocione hodhi poshtë të gjitha paditë, para kësaj gjykate shumë të padrejtë , të formuar vetëm për shqiptarët. Tashmë historinë e formimit të Gjykatës e mësuan të gjithë, së nuk ishte e mirë për Kosovën. Mënyra e qasjes nga ana e këtij tribunali karshi të arrestuarve ndaj disa krerëve të shtetit, ka predikuar paraprakisht edhe fajësinë e tyre , që bie ndesh më të gjitha rregullat e një gjykate më karakter ndërkombëtar. Krasniqi hodhi akuza karshi gjykatës për keqtrajtim gjatë bastisjes dhe arrestimit. Kurse Thaçi edhe ai nuk pranoi asnjë akuzë, duke mos folur shumë ,dhe duke ja lenë ketë punë avokatit të tij mbrojtës”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Ai konsideron se kjo është çështje procedurale e gjykatës, që po shihet së ka më shumë karakter politik.

“Mendojë së puna e Gjykatës do të zgjasë me vite , ngjashëm si TPI-ja e Hagës, për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, e cila gjykatë u tregua e pasuksesshme dhe e padrejte, se nuk i solli as çerekun e kriminelëve serbë para organeve te drejtësisë. Për mos arrestimin e të gjithë kriminelëve serbë të luftës, një pjesë të fajit e bartë, Karla Del Ponte, por edhe udhëheqjet tona të pas luftës të cilat kurrë nuk deponuan material për padi per gjenocid karshi Serbisë. Gjykata Speciale, pa marre parasysh së kush dënohet dhe kush lirohet, në një mënyrë apo tjetër më kalimin e kohës sigurisht se shumë kënd do ta largon nga skena politike e Kosovës”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat