Gjykata Speciale, dhuratë e Kosovës për Serbinë

Politika

Gjykata Speciale, dhuratë e Kosovës për Serbinë

Nga: A.M. Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 22:03
Gjykata Speciale

Profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” ka folur për Gjykatën Speciale, ku ka thënë se kjo e fundit doli si dhuratë për qeverinë serbe nga politikanët e Kosovës.

“Atë që nuk mund ta bënte Serbia me anë të fletarrestimeve për të akuzuar e burgosur komandantët e Shtabit të Përgjithshëm të  UÇK-së: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e bënë vet këta me krijimin e Gjykatës Speciale, me duart e veta zotërinjtë e lartpërmendur e krijuan naivisht Gjykatën Speciale që për t'u akuzuar vetë, në anën tjetër, për serbët ishte e mirëseardhur, dhe doli si dhuratë e peshqesh juridik e politik i jashtëzakonshëm për qeverinë serbe”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, profesori shton se Gjykata Speciale është tradhti qeveritare, parlamentare e jo gabim politik.

“Në vend që ish-deputetët e parlamentit të Kosovës të votonin një Gjykatë Specialë ndërkombëtare për krimet serbe kundër njerëzimit në Kosovë, çuditërisht, ata krijuan Gjykatë Speciale për të akuzuar e burgosur liderët e vet politik, atë që se bëri Millosheviqi e bëri Thaçi, Veseli dhe deputetët e Kosovës duke akuzuar e burgosur vetveten dhe luftën çlirimtare të Kosovës, kjo ndodh vetëm në Kosovë e askund tjetër. Gjykata Speciale është tradhti qeveritare, parlamentare kosovare e jo gabim politik, gabimet politike përmirësohen e korrigjohen, kurse kjo Gjykata Speciale e ka kuptimin e vetëvrasjes politike, ushtarake e shtetërore”, ka përfunduar  Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat