Pas raportimit të “Bota sot”, Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e të infektuarave me Covid19 për komunat veriore

Politika

Pas raportimit të “Bota sot”, Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e të infektuarave me Covid19 për komunat veriore

Nga: A.M. Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 18:23
Harta e publikuar nga kryeministri Hoti

Që nga muaji mars në Kosovë janë prekur më Covid-19 gjithsej 26.121 persona nga 111.560 të dyshuar.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti publikoi një hartë të vendit, ku në të  përfshiheshin ndarja e Komunave sipas tri zonave, por në të mungoni rastet e personave të prekur me Covid-19 nga komunat veriore.

Nga Qeveria e Kosovës i thanë “Bota sot”, se kjo është hartë është marr nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ndërkaq, nga gazeta “Bota sot” kanë tentuar të marrin një përgjigje nga IKSHP-ja, se pse në këtë hartë nuk përshihen rastet e komunave të Kosovës që janë me shumicë serbe.

Ndërsa lidhur më këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësie, Faik Hoti ka publikuar një hartë dhe një lakore në të cilat përshihen të dhënat për rastet nga komunat veriore në Kosovë.

Image
Harta

Në hartën e publikuar nga Hoti, shihet qartë pasqyra e të infektuarave më Covid19, sipas vendbanimeve në Kosovë që nga data 13 mars 2020 deri më 11 nëntor 2020.

Ndërkaq, në lakoren shihen testimet dhe rastet që kanë rezultuar pozitivë nga dita e parë e muajit nëntor deri sot, shkruan “Bota sot”.

Image
Lakorja
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat