Alarmon eksperti i sigurisë, zbulon mesazhin e kërcënimit me luftë të Vuçiqit

Politika

Alarmon eksperti i sigurisë, zbulon mesazhin e kërcënimit me luftë të Vuçiqit

Nga: G.B Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 14:31
Aleksandar Vuciq

Kërcënim për shtetin e Kosovës ka qenë deklarata e djeshme e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai kërkoi që ndasitë me Kosovën të zgjidhen me dialog dhe kompromis, përndryshe dy fqinjët i pret një konflikt i mundshëm, si ai për autonominë e Nagorno-Karabakut që muajin e kaluar la mbi 1 mijë të vrarë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për gazetën “Bota sot” se ky kërcënim jep mesazhin e qartë se ish makineria e Sllobodan Millosheviqit (Alekaander Vuqiqi) e konsideron ende Kosovën si çështje të ngrirë.

“Kosova ka hyrë në një fazë të rëndësishme sa i përket stabilitetit të brendshëm në aspektin e sigurisë dhe politik. Bazuar në deklarimin dhe kërcënimin publik që e ka bërë presidenti serb, kjo në vete jep një mesazh të qartë për faktorin e brendshëm politik të Kosovës dhe institucionet e saj të sigurisë. Pra shteti serb, respektivisht ish makineria e Sllobodan Millosheviqit (Alekaander Vuqiqi) e konsideron ende Kosovën si çështje të ngrirë”, është shprehur ai.

Sipas Shalës, kërcënimet po bëhen kur ish komandantë të UÇK-së gjenden në Hagë, pasi ata kanë ditur si të organizohet lufta.

Image
Drizan Shala

“Ky kërcënim vjen në momentin ku kundër kreut të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, po zhvillohet një proces gjyqësor nga Gjykata Speciale sepse janë këta të cilët kanë ditur se si të organizohet lufta politike dhe ushtarake për çlirimin e vendit”, ka vlerësuar ai.

Ai shton se një konflikt para aktivizimit të Asociacionit paraqet një situatë të pa parashikueshme për sigurinë e vendit, duke shtuar Serbia po tenton që të ketë përfitime politike, derisa nuk pati reagim nga faktori ndërkombëtar në konfliktin Armeni/Azerbejzhan.

Pra një konflikt në ketë situatë politike para aktivizimit të Asociacionit të Komunave Serbe në vete paraqet një situatë të pa parashikueshme për sigurinë e vendit. Nëse analizojmë konfliktin Armeni/Azerbejzhan nuk pat reagim nga faktori ndërkombëtar dhe duke pa këtë mundësi Serbia tenton që në këto zhvillime gjeopolitike të ketë përfitime të saja duke marrë parasysh situatën nga zgjedhjet në Amerikë”, ka theksuar Shala.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të mos ja cenojë buxhetin Ministrisë së Mbrojtjes ndërsa në aspektin profesional, FSK ka të gjitha kapacitetet për tu përballur me çdo agresion të jashtëm.

“Qeveria e Kosovës duhet që të vendos top prioritet investimet në Ministrin e Mbrojtjes duke mos ja cenuar linjën buxhetore. Në aspektin profesional FSK-ja ka gjitha kapacitetet për të përballur më çfarë do agresioni të jashtëm, ka deklaruar Drizan Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat