Pas deklaratës së Vuçiqit, kjo duhet të jetë kërkesa e Kosovës për BE-në dhe Uashingtonin

Politika

Pas deklaratës së Vuçiqit, kjo duhet të jetë kërkesa e Kosovës për BE-në dhe Uashingtonin

Nga: M.H Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 22:42
Avdullah Hoti

Ditë më parë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se konfliktet e ngrira mund të shpërthejnë duke aluduar në një konflikt në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

Kjo deklaratë e Vuçiqit ka ngjallur reagime të mëdha tek liderët e Kosovës mirëpo edhe atyre ndërkomëbëtarëve duke u shprehur të gjithë të gabuar këtë deklaratë dhe jo të arsyeshme të ndodhë.

Mirëpo I pyetur përsëri Vuçiq nuk ka mohuar deklaratën duke u shprehur që I qëndron pas fajlëve të tij.

Vuçiq, ka thënë se deklarata e tij për Nagorno Karabakun, ndaj së cilës kanë reaguar ashpër një pjesë e zyrtarëve politikë të Kosovës, ka qenë “mjaft e saktë dhe precize”.

Në lidhje me këtë temë, njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që Vuçiq edhe njëhere ka treguar që Serbia nuk ka hequr dorë nga Kosova duke e shprehur edhe publikisht këtë gjë.

Kelmendi gjithashtu ceku përgatitjet që Serbia po bënë në këtë drejtim duke u shprehur që e gjithë kjo përgatitje paraqet një rrezik nga shteti I Serbisë për Kosovën.

“Vuçiq nuk bëri asgjë tjetër, përveç që tregoi se Serbia nuk ka hequr dorë nga Kosova dhe se po përgatiten për të realizuar ripushtimin. Kjo deklaratë dhe ky qëllim i shtetit serb u shpreh qartë dhe natyrisht se kërkon që jo vetëm Kosova e Shqipëria, por edhe UE dhe SHBA-të të shprehën kundër dhe të kërkojnë përgjegjësi. Se është kështu në fakt duhet nga mjetët luftarake që po i bëne dhe në mënyra të ndryshme i ka siguruar. Serbia po blenë aeroolane luftarake, sistemin reaketor rus e ka siguruar dhe kështu po e forcon edhe altilerine e vetë. E tërë kjo nuk bëhet për asgjë tjeter, përveç kundër shqiptarëve, sepse askushë nuk e sulmon dhe vetëm rreziqe vije nga Serbia”, u shpreh Kelmendi.

Më tej, Kelmendi thotë që Kosova duhet të punoj dhe të përgatitet ndaj shtetit të Serbisë sepse mund të presin Kosovën në raport me Serbinë ditë dhe vite të rënda. Poashtu Serbisë duhet të ia bëjnë të qartë se vetëm njohje të pavarësisë mund të ketë në dialog dhe asgjë më shumë.

Image
Muhamet Kelmendi

Ndër të tjera, Kelmendi përmend tri gjëra që Kosova duhet të angazhohet, së pari duhet më dëmet e luftës, gjetja e të varrosurëve në Serbi dhe kthimin e mjetëve të sigurimit pensional. Por një kërkesë gjithashtu nga Brukseli, Berlini, Parisi, Londra e Uashingtoni është që të krijohet një Gjykatë Speciale për krimet dhe gjenocidin serbë në Kosovë.

“Natyrisht se Kosova duhet të punojë sipas gjendjës që është aktualisht dhe që po e përgatitet shteti kriminal serb. Së pari, lypset të ndërpritet dialogimi me shtetin serb dhe së dyti, të përgatitet edhe Kosova për ditët dhe vitët rënda në raport me Serbinë. Armët nuk po sigurohet nga Serbia kundër zogjëve a sorrave, por kundër shqiptarëve dhe kjo është e rrezikshme për të Ballkanin dhe mundet edhe për më gjerë. Serbisë duhet bërë të qartë se vetëm për njohje të pavarësisë dialogohet. Jo për ndarje të Kosovës apo për ndonjë shtet në miniaturë serbë. Këtë duhet bërë të qartë. Ka edhe tema tjera që Kosova duhet të angazhohet. Si: 1.Dëmet e luftës, 2. Gjetja e të varrosurëve nëpër Serbi, 3. Kthimin e mjetëve të sigurimit pensional etj. Ndërsa, nga Brukseli,Berlini, Parisi, Londra e Uashingtoni duhet kërkuar që të krijohet një Gjykatë Speciale për krimet, terrorin dhe gjenocidin serb në Kosovë. Mos të harrohet se janë vrarë mbi një mijë fëmijë dhe janë përdhunuar 20 mijë femra shqiptare. Këto duhet të jenë temat që duhet Kosova të i përkrahi kudo”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat