Ramush Haradinaj ka një dëshirë të madhe, por nuk do t’i realizohet!

Politika

Ramush Haradinaj ka një dëshirë të madhe, por nuk do t’i realizohet!

Nga: G.B Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 15:35
Ramush Haradinaj

AAK vazhdon të këmbëngulë që posti i presidentit duhet t'i jepet liderit të kësaj partie, Ramush Haradinajt, i cili kohë më parë ka shpallur kandidaturën për këtë post.

E nëse nuk mund të gjejnë pajtim për postin e kreut të shtetit, nga LDK kanë thënë se vendi mund të shkojë në zgjedhje.

Që koalicionin qeverisës të kushtëzohet me një post kaq të rëndësishëm, është kritikuar edhe nga shoqëria civile.

Lidhur me këtë, analisti politik, Islam Krasniqi, ka thënë për gazetën "Bota sot" se nuk është koha për pazare me postin e presidentit derisa vendi është në krizë institucionale.

"Nuk është koha të bëjmë pazare për postin e Presidentit, pasi që vendi është futur në një krizë institucionale dhe qeverisë aktuale i mungon kuorumi për të ratifikuar një ligj e kur vjen puna për president mund të jetë vetëm një dëshirë e cila nuk mund të realizohet asnjëherë", është shprehur ai.

Image
Islam Krasniqi

Sipas Krasniqit, zgjedhja më e mirë është që vendi të shkojë në zgjedhje dhe qytetarët të vendosin për qeverinë.

"Zgjedhja më e mirë është të kthehet edhe një herë vendimi të qytetarët dhe ata të vendosin lidhur më gjendjen aktuale pasi që edhe për këtë strukturë qeverisëse nuk ka vendosur qytetari por matematikat e brishta e kanë kalkuluar mbrapshtë duke shkelur edhe vendimin e sovranit. Duke u bazuar në çështjen faktike dhe proceset që po na presin duhet të kthehet edhe një herë vendimi të qytetarët dhe ata ta zgjedhin mandatarin e tyre dhe të vendosin për përfaqësuesit ligjorë, pasi që deputetët dhe qeveria aktuale vetëm çka po e dëmtojnë buxhetin e shtetit asgjë tjetër", ka vlerësuar Krasniqi.

Ai shton se duhet qytetarët të vendosin nëse e duan ose jo Haradinajn për president.

"Andaj besoj së zgjedhja më e mira është që të kthehet edhe një herë vendimi të sovrani i cili do t'i vë në peshore klasën politike, që do të vendos për institucionet dhe për Presidentin pasi që akoma ka mbetur posti i presidentit si proces i pazareve politike duke mos harruar së qytetarët janë ata që mund ta zgjedhin edhe z. Haradinaj president nëse e shohin të arsyeshme me votën e tyre", ka deklaruar Islam Krasniqi për "Bota sot".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat