A qëndron Kadri Veseli prapa Florim Ejupit, për të krijuar përçarje brenda LDK-së?

Politika

A qëndron Kadri Veseli prapa Florim Ejupit, për të krijuar përçarje brenda LDK-së?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 22 nëntor 2020 Në ora: 08:48
Kadri Veseli dhe Florim Ejupi

Me arrestimet e krerëve të lartë të UCK-së, duket se tashmë frika është mposhtur nga ata që kanë qenë të implikuar në vrasjet e pasluftës, duke arritur të dalin në sipërfaqe kundër njëri tjetrit.

Rast i ngjashëm është ai i Florim Ejupit, i akuzuar nga Shkumbin Mehmeti për vrasjen e një polici të UNMIK-ut dhe një të Kosovës.

Ejupi, ishte dënuar me 40 vjet burg, por ishte liruar për mungesë prove, ai arriti edhe të ikte nga burgu i Bonsteelit, tashmë ndodhet në Gjermani.

Nga atje Ejupi bëri një deklaratë që ngjalli shumë kureshtje, duke thënë se vrasësit e Tahir Zemajt ndodhën brenda në LDK.

Kjo deklaratë e tij duhet ta bëj Gjykatën Speciale që ta ftoj Florim Ejupin si dëshmitar, në procesin edhe ndaj Kadri Veselit për vrasjet e pasluftës, me implikimin e SHIK-ut.

Sipas kësaj i bie që Ejupi të ketë qenë pjesë e SHIK-ut, ndryshe s’ka si ta dinte ku ndodhet vrasësi, edhe pse për mendimin tim është jo e logjikshme, dhe krejtësisht e pamundur që vrasësi e Tahir Zemajt të ndodhët në LDK.

Se për ta bërë këtë i bie që Tahir Zemajn, ta ketë vrarë LDK, pa asnjë arsye të fortë, e që i bie se Florimi ose është i nxitur nga dikush për të krijuar ndasi më të madhe në LDK, duke i bërë kështu argatin Kadri Veselit, dhe atyre që janë pjesë e kësaj vrasje.

Tahir Zemajn nuk e ka vrarë LDK, se s’ka pasur interes, dhe mbi të gjitha LDK nuk ka pasur kapacitete për të bërë veprime të tilla, dhe mbi të gjitha nuk është në profilin e saj të bëj vrasje. LDK mund ta kritikojmë për keqqeverisje, por jo për vrasje.

Kështu që Florim Ejupi duhet të merret në pyetje nga Gjykata Speciale, dhe të zbulohet se kujt i shërben ky njeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat