Kelmendi: E gjithë Kosova e ka ditur këtë plan të zi për Kosovën

Politika

Kelmendi: E gjithë Kosova e ka ditur këtë plan të zi për Kosovën

Nga: D.B. Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 16:24
Muhamet Kelmendi

Tashmë edhe nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, është bërë publike se muaj më parë, në tryezën e dialogut ishte ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. “Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë në tryezën e dialogut. Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një alternative”, ka thënë Borrel.

Por se a është tradhti ndaj Kosovës të propozosh ndarje të territorit të Kosovës, apo shkëmbim territoresh me Serbinë, dhe se a mund të gjykohet në këtë rast ish-presidenti Thaçi për tradhti kombëtare, njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi ka thënë për “Bota sot” se në kuadër të dialogut dhe kur shtrohesh në dialog të pa përgatitur dhe me interesa të ndryshme, por jo shtetërore, bëhen lloj-lloj propozimeve dhe paraqiten ide të ndryshme, drejt edhe shkatërrimtare.

Sipas tij, në këtë kuadër ka ekzistuar edhe ideja e shkëmbimit të territorit midis Kosovës dhe Serbisë e që në fakt, ishte shkatërrim i Republikës.

"Kjo ide u paraqite nga ish-presidenti i vendit, Thaçi dhe që përkrahur edhe nga Tirana zyrtare. Nuk ka nevojë të tregoj Borrel këtë ide. Këtë e ka ditur Kosova shumë para se të deklaronte Borrel ne Bruksel. Por duhet thënë se dialogu ende nuk ka përfunduar. Tash Borrel dhe Lajçak kanë ndalur me idenë e ndërtimin të shtetit serb brenda Kosovës. Kjo është shumë më e rëndë, pasi për këtë kërkuan që të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës. Mirëpo Kosova nuk duhet të pranoj as ndërrim të territorit dhe as ndonjë asociacion serb që nënkuptohet shtetin serb. Të dy këto forma të punës janë vdekjeprurëse për Republikën e Kosovës. Kosova i ka temat e veta dhe shumë të rënda. Ato nuk mund të tejkalohen. Ende janë 1600 shqiptarë të humbur dhe të varrosur sigurisht në Serbi”, ka thënë Kelmendi.

Ai thotë se Kosova ka dëme të mëdha materiale dhe nuk është dhënë fare përgjegjësi për dhunën, terrorin dhe përdhunimet.

“Dy janë dy çështje kryesore: 1. Njohja e shtetit të pavarur dhe sovran dhe 2. Kërkesa performimin e një Gjykatë Ndërkombëtare Speciale për Serbinë. Ndryshe nuk ka pse të dialogohet me shtetin serb. Këtë duhet qartësuar në Bruksel, ne Uashington, në Berlin, në Londër, në Paris etj. Pa përgjegjësi dhe njohje të shtetit nuk ka dialogim me shtetin kriminal serb”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat