Cila parti do t’i fitojë zgjedhjet e reja? Flet eksperti amerikan

Politika

Cila parti do t’i fitojë zgjedhjet e reja? Flet eksperti amerikan

Nga: A.Zhushi Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 22:09
Daniel Serwer

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka shpallur të pavlefshme Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti. Tani në Kosovë, do të mbahen zgjedhjet e reja, jo më larg se 40 ditë.

Në lidhje me situatën e re politike në Kosovë, ka folur eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer. Ai për gazetën “Bota sot”, nuk ka dhënë ndonjë parashikim se cila parti do të dalë fituese nga zgjedhjet.

“Gjëja e mirë për zgjedhjet është që ju nuk e dini rezultatin para se ato të ndodhin. Partia që do të marrë më shumë vota, do të fitojë”, është shprehur Serwer.

Por, ai ka thënë se Kosova do të fitojë nëse zgjedhjet janë të drejta dhe të lira.

“Vendi do të fitojë nëse zgjedhjet janë të lira, të drejta dhe paqësore”, ka thënë Daniel Serwer.

Ditë më parë, profesori amerikan kishte deklaruar për “Bota sot” se partitë tjera si LDK, PDK dhe AAK, do të shmangnin zgjedhjet, pasi ato e dinë që në to do të fitojë Lëvizja Vetëvendosje.

Lexo edhe: Serwer: Zgjidhja e presidentit ende larg, kjo parti do të fitojë nëse mbahen zgjedhjet e reja

“Zgjedhjet e reja janë sigurisht një mundësi, por unë mendoj se LDK, AAK, PDK dhe disa parti të tjera do të përpiqen t’i shmangin ato, pasi ato rrezikojnë të humbin vendet dhe ato nuk duan të shohin fitoren e VV-së. Asgjë nuk e përqendron mendjen më shumë se sa të qenit i varur”, kishte theksuar Serwer./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat