Isa Mustafës i vjen thirrja e fortë: Ja çka duhet të ndryshojë në LDK, ky duhet të jetë kandidati për kryeministër

Politika

Isa Mustafës i vjen thirrja e fortë: Ja çka duhet të ndryshojë në LDK, ky duhet të jetë kandidati për kryeministër

Nga: P.R Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 19:11
Isa Mustafa

Kryeministri Avdullah Hoti tha se në ditët në vijim LDK do të vendosë për kandidatin me të cilin do t’i hyjë garës zgjedhore, por nuk ka bërë të ditur se a do të jetë ai që do t’i prijë listës zgjedhore të LDK-së.

“Ne ende nuk e kemi diskutuar këtë çështje më strukturat tona të partisë, besoj qe në ditët e ardhshme do të përmbyllet kjo çështje, shpresoj që edhe vendimi do te bëhet publik i Gjykatës Kushtetuese dhe mandej hyjmë në afate kushtetuese të cilat duhet t’i respektojmë”, tha Hoti.

E lidhur me situatën e krijuar në LDK pas rrëzimit të qeverisë Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për gazetën “ Bota sot” ka folur veprimtari dhe anëtari i LDK-së, Saim Tahiraj.

“Situata e tanishme në LDK është e padëshirueshme. Këtë situatë e sollën disa faktorë si rezultat i paaftësisë së lidershipit të LDK-së për t’i penguar atij. Egoizmi dhe kryeneçësia e kryetarit Mustafa me një klan të caktuar e sollën në këtë situatë, shto këtu edhe sulmet e pandershme të neobolshevizmit të VV-së dhe disa partive tjera si motra të VV-së!”, shprehet Tahiraj për “Bota sot”.

Image
Saim Tahiraj

Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtuese e gjeti në një situatë jo të mirë dhe pa reforma.

“Mungesa e vullnetit të kryetarit Mustafa dhe klanit të tij për të lejuar reformat e domosdoshme në LDK, si dhe mos aftësia e grupit reformator për ti vazhduar ato janë një ndër shkaqet kryesore që jemi në një situatë të tillë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e gjeti LDK-në në një situatë jo të mirë, pa reforma dhe pa njė unitet i cili do vije si rezultat i reformave”, shton Tahiraj.

Ai thotë zgjedhjet në Podujevë ishin sinjal se në LDK duhen reforma.

“Sinjali i fundit që ju dha lidershipit të LDK-së se urgjentisht duhen bërë reformat ishin zgjedhjet në Podujevë. Fatkeqësisht këtë sinjal nuk e kuptuan seriozisht por vazhduan me avazin e vjetër. Kryetari Mustafa dhe klani i tij vazhdojnë ritmin e njëjtë me njëfarë komoditeti thua se e kanë trashëguar me tapi timonin e LDK-së. Atyre fare nuk ju intereson gjendja e keqe në LDK por me rëndësi është që aji me klanin e tij të jetë në krye të partisë. A do bie në përqindje në këto zgjedhje LDK fare nuk është me rëndësi për ta, me rëndësi është që klani i tij të jetë në krye”, deklaron Tahiraj.

“Nëse grupi reformatorë nuk bënë presion mbi organet drejtuese, kryesi dhe këshillë të përgjithshëm që sa më parë të bëhen reformat dhe në këto zgjedhje të shkojmë me figura autoritative, rezultatet do jenë shumë në disfavor tonin! Kryetari Mustafa duhet ta kuptoj seriozisht se është krijuar në një figurë që përqindje e madhe e anëtarësisë së LDK-së nuk e duan më në krye të partisë. Ai duhet ta kuptoj përfundimisht se duhet lëshuar rrugë për t'mirën e LDK-së dhe figurat autoritative të cilat janë unifikuese, duhet të dalin në ballë dhe të ju prijnë në zgjedhje. Koha deri në zgjedhje është shumë e shkurtër andaj urgjentisht organet drejtuese të partisë duhet të marrin vendime serioze për reforma serioze, për ndryshe dënimi nga anëtarësia do jetë i pariparueshëm”.

Për fund, Tahiraj tregon se kush duhet të jetë kandidat i LDK-së për postin e kryeministrit.

“Mendoj se LDK ka shumë figura kredibile, me autoritet dhe profesionistë të kalibrit të lartë, andaj cili do nga ta do ishte i pranueshëm. Preferenca ime do ishte kryeministri aktual Hoti, e them këtë për shumë arsye. Gjatë drejtimit të qeverisë tregoj vlerat e veta, të nivelit të lartë qofshin ato njerëzore, intelektuale dhe profesionale. Aji tregoj se është një personalitet i kompletuar për ta drejtuar shtetin ashtu siç duhet”, përfundon për “Bota sot”, veprimtari i LDK-së Saim Tahiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat