Këta janë zyrtarët e PDK-së që u dënuan për vepra të ndryshme kriminale

Politika

Këta janë zyrtarët e PDK-së që u dënuan për vepra të ndryshme kriminale

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 15:00
Ilustrim

Shpesh janë përmendur raste të shkeljes së ligjit nga njerëzit e politikës.

Për këtë, Instituti i Kosovës për Drejtësi ka nxjerrë një raport në të cilën prezantohen veprat e zyrtarëve të partive politike, të cilët  kanë mbajtur ose mbajnë pozita nëpër institucione të ndryshe shtetërore, shkruan "Bota sot".

Në këto akuza përfshihen raste penale si korrupsioni, keqpërdorimi i detyrës zyrtare, mos raportimi i pasurisë, e veprat të tjera.

Sipas këtij raporti, Partia Demokratike e Kosovës e mban primatin, ku 67 anëtarë apo edhe ish anëtarë  të saj kanë 89 aktakuza.

“Nga 89 aktakuzat e ngritura ndaj zyrtarëve të kësaj partie, 52 prej tyre tani kanë përfunduar me vendim të formës së prerë, 15 të tjera kanë marrë verdiktin vetëm të gjykatës së shkallës së parë, ndërsa në procedurë gjyqësore në gjykata themelore janë edhe 22 të tjera”, thuhet në raport.

Këtë janë zyrtarët e PDK-së që janë dënuar sipas formës së prerë:

Rrustem Mustafa

Nexhat Demaku

Fadil Demaku

Xhabir Zharku

Sami Lushtaku

Shukri Buja

Bajrush Xhemajli

Florim Shkreta

Nexhmedin Arifi

Hajri Ramadani

Halim Gecaj

Lulzim Kadriu

Sadik Tahiraj

Hasan Hasni

Nazmi Krasniqi

Izet Morina

Ajet Demiri

Fatmir Rudari

Riza Abdyli

Granit Rifaj

Lulzim Rifaj

Po ashtu, në raport përfshihen edhe dënimet në rastin e shkallës së parë. Ku këtë listë e kryeson, Ramadon Muja, ndërsa përmendet edhe emri i Sami Lushtakut, ku është dënuar me 12,000 euro gjobë.

Ndërkaq, rastet të cilat janë në proces e sipër, janë në rastin e Besim Beqajt, Kujtim Gashit, Azem Sylës, Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Shukri Bujës, e Qemajl Mustafës.   

Këtu mund ta lexoni raportin e plotë të IKD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat