“Albin Kurti do të jetë kryeministër”

Politika

“Albin Kurti do të jetë kryeministër”

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 8 janar 2021 Në ora: 18:41
Albin Kurti

Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë vendimin e plotë të saj rreth votës së Etem Arifit, që rezultoi me rrëzimin e Qeverisë, shkuarjen në zgjedhje dhe moslejimin e personave të dënuar në tri vjetët e fundit për të kandiduar për deputet.

E derisa ky vendim ngjalli debate të shumta në të gjitha taborret, njëra nga pikat më të diskutuara mbetet pyetja se a do të mund të kandidojë për kryeministër, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Edhe u.d e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka vonuar ka shpallur datën e zgjedhjeve 14 shkrutin.

Haziri: Albin Kurti do të jetë kryeministër

Deputeti i VV-së, Fitim Haziri në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se, Albin Kurti do të jetë kryeministër në qeverinë e ardhshme, sepse vendimi i popullit gjithmonë ka qenë dhe do të jetë, përveçse më i drejtë, më i madh e më i vlefshëm se secili vendim tjetër.

Image
Fitim Haziri

“Sa i perket pyetjes së parë, ne do ta analizojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do të shohim për hapat e mëtutjeshëm. Ndërsa, një gjë të jeni të sigurtë, që Albin Kurti do të jetë kryeministër, në qeverinë e ardhshme, sepse vendimi i Popullit gjithmonë ka qenë dhe do të jetë, përveçse më i drejtë, më i madh e më i vlefshëm se secili vendim tjetër”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, Vetëvendosja nuk do të humb asnjë votë, përkundrazi do t'i shtojmë votat ditëve në vazhdim.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk do të humb asnjë votë, pasi që koncepti ynë është duke u përqafuar më shumë se kurdoherë më parë. Ne do t'i shtojmë votat ditëve në vazhdim”, përfundon Haziri për “Bota sot”.

Krasniqi: Nësu Kurti nuk kandidon, atëherë do t’a zëvendësojë Konjufca

Image
Islam Krasniqi

Analisti politik Islam Krasniqi ka thënë se, ky aktgjykim nxorri një standard të ri juridik të paraparë edhe me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, e që e arsyeton apo ju ndalon të kandidojnë personat e dënuar për vepër penale në tri (3) vitet e fundit që të jenë deputet të Kuvendit të Kosovës.

“Aktgjykimin i 21 dhjetorit i nxjerr nga Gjykata Kushtetuese lidhur me votën e deputetit e LDK-së z. Etem Arifi nxorri një standard të ri juridik të paraparë edhe me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, e që e arsyeton apo ju ndalon të kandidojnë personat e dënuar për vepër penale në tri (3) vitet e fundit që të jenë deputet të Kuvendit të Kosovës. Mirëpo kjo nuk mund të ju ndalojë nëse dënimi ka qenë me kusht pasi që vepra është kryer sa ka qenë Ligji i vjetër në fuqi që edhe vepra penale vlersohet apo gjykohet më atë kodë, i cili e lejon z. Kurti të merr pjesë në zgjedhje dhe të certifikohet nga KQZ-ja”, thotë Krasniqi.

Ai ka shtuar se nëse nuk do të jetë Albin Kurti kandidat për kryeministër, atëherë pasuesi i tij do të jetë Glauk Konjufca duke thënë se ai, nuk do t'a dëmtojë aspak VV-në por vetëm do t'a rrisë atë.

“Në rast Gjykata Kushtetuese vërtetë ja ndalon liderit të VV-së z. Kurti që nuk do të kandidojë për të parin e qeverisë atëherë atë do t'a zëvendësoi i dyti i VV-së z.Konjufca i cili nuk do t'a dëmtojë aspak VV-në por vetëm do t'a rrisë, pasi që në opinion pëlqehet më shumë së lideri i tij. Z.Glauk Konjufca është personi me i pëlqyer ndoshta edhe në Republikën e Kosovës, si politikan i artikuluar mirë, i pjekur dhe i sinqertë gjë e cila ndoshta nga një herë i mungon liderit të tij z.Kurti, çka na bënë të kuptojmë së VV-ja mund të ketë vetëm rritje, duke i thyer ndoshta edhe rekordet në zgjedhje”, përfudnon Krasniqi.

Salihu: Nuk dihet se si do të veprojë Vetëvendosja nëse nuk i lejohet kandidimi i Kurtit si deputet

Kurse analisti Fitim Salihu për “Bota sot” ka thënë se, mos garimi i Kurtit do të ndikojë, por nuk dihet se sa.

Image
Fitim Salihu

“Natyrisht, nuk është njejtë të garosh me liderin dhe pa të në listë. Do të ndikojë. Por se sa do të ndikojë mbetet të shihet. Kjo është e vështirë të thuhet pa ndonjë matje konkrete. Po ashtu, është e vështirë të dihet se si do të veprojë Vetëvendosja nëse nuk i lejohet kandidimi i Kurtit si deputet”, ka thënë Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat