“Partitë politikë kanë nisur gjahun”

Politika

“Partitë politikë kanë nisur gjahun”

Nga: A.M. Më: 9 janar 2021 Në ora: 14:44
Ilustrim

​Nga 3 deri më 12 shkurt do të mbahet fushata për zgjedhjet e parakohshme, të cilat priten të mbahen më 14 shkurt.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” ka paralajmëruar aderime të reja nga partitë politike.   

“Duket se partitë politikë kanë nisur gjahun drejt prurjeve të reja, me gjithë kohën e shkurtër deri tek zgjedhjet. Sot është vështirë një figurë apolitike, të pastër ta bindesh që të jetë pjesë e një partie politike, me namin e zi që e ka klasa politike. Më shumë gjatë këtyre ditëve do të ketë aderime nga njëra parti tek tjera, dhe më pak figura që janë jashtë politikës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Mehmeti ka kritikuar partitë politike, duke treguar se çfarë qasje kanë ato.

“Fushata më tepër i nganë pazarit ku shiten dhe blihen mes veti, se sa ndonjë risi nga jashtë. Janë të pakët partitë që kërkojnë ide nga të rinjtë, kërkojnë vetëm numër, votë. Kjo qasje e gabuar akoma nuk i bind të rinjtë me ide përparimtare që të bashkohen në ndonjë parti, edhe pse me raste të caktuara mund të këtë, por në tersi më tepër shoh aderime nga njëra tek tjera parti”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat