“Vrasës me pagesë për ta vrarë Gani Gecin”, Mehmeti tregon se nga kush janë ‘porositur’

Politika

“Vrasës me pagesë për ta vrarë Gani Gecin”, Mehmeti tregon se nga kush janë ‘porositur’

Nga: P.R Më: 9 janar 2021 Në ora: 19:26
Gani Geci

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se disa vrasës me pagesë kanë pranuar ofertë nga dikush në Kosovë që ta vrasin atë.

“Disa ditë më parë kam pranuar një informatë se vrasës me pagesë nga Shqipëria kanë marr ofertë nga dikush në Kosovë që ta vrasin Gani Gecin. Vrasësit me pagesë sipas informatave të para në Kosovë përdorin emra të rrejshëm, ndërsa në Shqipëri kanë emra të tjerë”, ka shkruar Geci.

Ai i ka drejtuar një thirrje Prokurorisë në Kosovë dhe Gjykatës Speciale.

“Rasti është i paraqaitur pranë organeve të hetuesisë në të gjitha nivelet që posedon Republika e Kosovës. Për shkak të hetimeve nuk po dua të ua permendi emrat (pseudonimet) që kta kriminel përdorin në Kosovë. Gjithashtu kërkoj edhe nga prokuroria e shtetit në Kosovë dhe prokuroria Speciale në Hagë që të intesifikojnë hetimet dhe këta dy persona dhe të tjerët në Kosovë që ndërlidhen me këtë rast të arrestohen dhe të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar ndër tjerash Geci.

E sipas analistit politik, Faton Mehmeti, shteti i Kosovës duhet t’i dalë në mbrojtje Gani Gecit.

Image
Faton Mehmeti

“Nuk është hera parë që Gani Geci bën deklarata të tilla, e të cilat janë shqetësuese si të tilla. Pas kësaj deklarate të Gecit, shteti duhet t'i ofroj mbrojtje të afërt dhe të punoj për të zbardhur rastin. Pas dëshmisë në Hagë vijnë këto kërcënime, besoj se lidhen me Gjykatën Speciale”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, të gjithë dëshmitarët e Gjykatës Speciale janë të rrezikuar.

“Jo vetëm Ganiu, por çdo dëshmitarë është i rrezikuar, shteti është i obliguar t'i garantoj mbrojte çdo qytetari që është në rrezik. Edhe Gjykata Speciale duhet të mbrojë dëshmitarët e vet, me këtë rast edhe Ganiu duhet të shpreh rrezikun e tij tek Gjykata Speciale. Ganiu kërcënohet si dëshmitar i Hagës. Edhe AKI duhet të jep përgjegjësi për deklarimet e Ganiut, se a është në dijeni ajo për kërcënimet ndaj Gani Gecit”, shprehet Mehmeti.

Sipas tij, kërcënimet ndaj Gecit vijnë pikërisht nga ata që Gani Geci i ka përmendur lidhur me komunikatën 59.

“Ata për të cilët ka folur Ganiu në Hagë, për komunikatën nr. 59 Ganiu ka përmendur Thaçin dhe Selimin, por ne s’mund ta themi me siguri se kush qëndron, atë duhet ta thonë organet e rendit”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat