Profesori befason me deklaratën për Haradinajn: Ai pret e vret...!

Politika

Profesori befason me deklaratën për Haradinajn: Ai pret e vret...!

Nga: A.Morina Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:58
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për postin e presidentit, Ramush Haradinaj, gjatë prezantimit të programit qeverisës, ka folur edhe për disa tema të ndjeshme dhe të rëndësishme për të cilat përgjegjës e ka bërë Bashkimin Evropian, shkruan "Bota sot".

Ai ka thënë se nëse Kosovën e lënë duke pritur, të pa anëtarësuar dhe të pa integruar, atëherë mund të ketë edhe referendum për bashkim me Shqipërinë.

Kjo deklaratë e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ka nxitur reagime dhe debate të shumta.

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi, ka komentuar deklaratat e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj për dërgimin e referendumit në BE për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Mehazi tha se këto fjalë të Haradinajt janë vetëm fraza parazgjedhore, sepse nëse duan Kosova dhe Shqipëria të bashkohen pa e pyetur fare Bashkimin Evropian.

“Fjalët e Ramush Haradinaj, se, vitet në vijim do dërgojë një referendumi në BE për të bashkuar Kosovën me Shqipërinë, s'janë kurrgjë tjetër, përveç fraza parazgjedhore të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt. Kosova dhe Shqipëria vetëm nëse duan vetë mund të bashkohen pa pyetur fare BE-në. Na vjen shumë keq për Haradinajn, se, e ka humbur besimin te shumica e qytetarëve të Kosovës që me rastin e Çakorrit, i cili, para se të bëhej kryeministër nxjerrte zjarr e tym për Çakorrin, posa u bë kryeministër lehtësisht ia dha pjesën më të ndjeshme historike tokësore Malit të Zi”, theksoi Mehazi,

Tutje, profesori tha se Haradinajn qytetarët e njohin më shumë si politikan i premtimeve të parealizuar, se si komandant besnike e të guximshëm. Ai tha se Haradinaj gjatë fushatës zgjedhore pret e vret me premtime, pastaj i harron të gjitha.

“Qytetarët e Kosovës që e kanë njohur si komandant besnik e të guximshëm ndaj ushtrisë e paramilitarëve serb, po ende më mirë e njohin tani si politikan i premtimeve të pa realizuara ndaj qytetarëve të Kosovës. Zotëri Haradinaj është i dëshmuar me spektakle paushalle politike sesa me veprime të mençura e të dobishme për qytetarët e Kosovës, gjatë zgjedhjeve parlamentare shpreh forcë premtuese politike, pas zgjedhjeve i harron premtimet e me vrap bën koalicione qeveritare për të qenë në pozitë të përhershme qeverisëse pa farë principesh politike. Si çdoherë Haradinaj gjatë fushatës zgjedhore vret e pret me premtime, pas zgjedhjeve i harron”, theksoi Mehazi.

Në vazhdim, profesori tha se Haradinaj më mirë do ishte nëse do të deklaronte se do të bëj referendum për burgosjen e politikanëve të korruptuar, sesa për bashkimin e dy shteteve shqiptare me varfëri të paskajshme.

“Jemi mësuar me pallavrat politike të Haradinajt, deklarata e logjikshme parazgjedhore e tij do të ishte sikur të thoshte, se, gjatë viteve të ardhshme do bëjmë referendum për burgosjen e politikanëve të korruptuar. Shumë e dobishme për Kosovën do ishte bashkimi i forcave progresive për rimëkëmbjen sociale, ekonomike e politike drejtë Kosovës në BE-në e zhvilluar e përparuar sesa bashkimi i dy shteteve shqiptare me varfëri të paskajshme”, nënvizoi Mehazi.

Në fund, Mehazi tha se Haradinaj qe sa vite ka qenë në qeveri dhe nuk ka arritur ta bëj, e lëre më bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“AAK-ja e Haradinajt njëzet vjet radhazi ka qenë në qeveri e një liberalizim të thjeshtë të vizave për qytetarët nuk kanë mundur ta bëjnë e ku bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Dokrrat e përhershme politike të Haradinajt s'kanë të sosur”, përfundoi Mehazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat