Analisti kundër deklaratave të Mustafës: Osmani nuk ka për çka të rebelohet

Politika

Analisti kundër deklaratave të Mustafës: Osmani nuk ka për çka të rebelohet

Nga: A.SH Më: 23 janar 2021 Në ora: 22:41
Vjosa Osmani

U.d së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani iu drejtua mediave këtë pasdite. Ajo në një adresim, ka thënë se nëse ndodh që partitë dhe qytetarët të ballafaqohen sërish me atë çfarë ndodhi të enjten, kur disa parti nuk u certifikuan, do të detyrohet të marrë të gjitha masat sipas përgjegjësive që ka.

I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të LDK-së, Isa Mustafa i cili tha se, “Osmani në petkun e ud Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja partiake në VV.

Analisti poltik, Skënder Mulliqi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, u.d presidentja e Kosovës edhe pse në detyrë e ka të drejtën e saj Kushtetuese të veprimit.

“Sigurisht se ekzistojnë dispozitat ligjore, per rastet kur KQZ shkel ligjin në një mënyrë apo tjetër. E duket se është duke punuar me hile karshi LVV, e në dobi të subjekteve tjera politike. Madje po qarkullon mendimi në opinion se Valdete Daka është deleguar aty për qëllime të caktuara politike. U.d presidentja e Kosovës edhe pse në detyrë e ka të drejtën e saj Kushtetuese të veprimit”, ka thënë Mulliqi.

Sipas tij, disa grupe të caktuara politike janë duke u bërë lojëra jo-parimore qe një kohe të gjatë, me qëllim të mbajtjes me çdo kusht të pushtetit.

“Nga grupe të caktuara politike të qarqeve përfituese janë duke u bërë lojëra jo parimore qe një kohe të gjatë, me qëllim të mbajtjes me çdo kusht të pushtetit. Janë certifikuar disa subjekte politike, kurse të LVV ende po zhagitet kjo punë, me qëllim të linqimit politik të Albin Kurtit, që t’i pamundësohet gara për deputet, e disa ëe tjereve. Pasi që po kemi sjellje dualiste nga organet tona të shtetit, në këtë rast të gjyqësorit dhe të KQZ, ushtruesja e detyrës Vjosa Osmani ishte dashur të vepron siç edhe ka paralajmëruar”, shprehet Mulliqi.

Ai për deklaratën e Isa Mustafës thotë se, rrezik për demokracinë e brishtë në Kosovë, paraqet vet ai Isa Mustafa së bashku me gardën e vjetër, të cilët me çdo kusht po dëshirojnë me kthye rrotën historike mbrapa, e jo Vjosa dhe forcat reformatore politike.

“Pavarësisht reagimit të Isa Mustafës apo dikujt nga taborri i të konsumuarëve shumë vjeçar politik, zonja Osmani do të duhet ta ruan integritetin e cënuar të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Osmani nuk ka për çka të rebelohet, siç deklaron Isa Mustafa, ajo po mbron diqka çka edhe duhet mbrojtur ligjërisht. Nëse dikush po rebelohet ai është Mustafa i LDK-së, i cili është treguar i dëmshëm për LDK, e më shumë për shtetin e Kosovës, e jo Vjosa siç thotë Mustafa. Rrezik për demokracinë e brishtë në Kosovë, paraqet Mustafa së bashku me gardën e vjetër, të cilët me çdo kusht po dëshirojnë me kthye rrotën historike mbrapa, e jo Vjosa dhe forcat reformatore politike. Ka ardhur koha e fundit të lirohemi nga praktikat e vjetra politike siç e them shpesh, të qeverisjes , për të mirën e qytetarëve dhe për të mirën e shtetit të Kosovës”, përfundon Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat