Juristi për rastin e Salih Mustafës: Gjykata duhet të ketë njohuri për dëshmitarët, prokuroria nuk duhet ta ndryshoj lojën

Politika

Juristi për rastin e Salih Mustafës: Gjykata duhet të ketë njohuri për dëshmitarët, prokuroria nuk duhet ta ndryshoj lojën

Nga: M.H. Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 16:02
Salih Mustafa

Gjatë ditës së sotme ësht mbajtur seanca për Salih Mustafën, e që i njejti nuk është paraqitur në seancë.

Senaca është shoqëruar me përplasje mes prokurorisë dhe mbrojtës së Mustafas kjo sepse prokuroria intervistoi një dëshmitar që s’ishte në listë.

Julius Von Bone, në seancën e sotme paragjyqësore ndaj klientit të tij, ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, ka thënë se kanë dëshmitarë të cilët ai tha se po i interviston.

Gjykatësi Nicolas Guillou e pyeti se sa kohë do t’i marrin hetimet mbrojtjes së Mustafës, ndërsa avokati holandez tha se nuk pret që t’i përfundojë hetimet para gushtit.

“Para gushtit do t’i kemi përfunduar, sepse nu bëhet fjalë vetëm për intervistimin e dëshmitarëve, por edhe raporte, konstatime, vëzhgime, të cilat duam t’i paraqesim”, tha ai.

Në lidhje me marrjen në pyetje të dëshmitarit që nuk ishte në listë ka folur  për “Bota sot”, juristi Blerim Burjani, i cili u shpreh që kjo varet nga gjyqtari dhe se gjykata duhet ta ketë listën e dëshmitarëve e prokuroria nuk duhet të luaj lojën krejt ndryshe pa njoftim të gjykatës.

“Kjo varet nga gjyqtari, kjo mund të ndalohet që dëshmitarët të mos paraqiten as ad-hoc dhe pa e njoftuar gjykatën. Gjykata duhet të ketë listën e dëshmitarëve dhe duhet të mbikëqyr procesin, ndërsa prokuroria nuk mund ta luaj lojën krejt ndryshe, pa njoftim të gjykatës”, u shpreh Burjani.

Në fund juristi thotë që kjo çështje varet nga gjyqtari se a do të pranojë apo jo një dëshmi të tillë nga dëshmitar që nuk janë në listë.

“Kjo çështje varet nga gjyqtarj se a do të pranoj apo jo një dëshmi të tillë nga ndonjë dëshmitarë që nuk ka hyrë me listë”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat