Analisti kritikon ashpër Ganimete Musliun pas fyerjeve ndaj Albin Kurtit, kërkon ndëshkim ndaj saj

Politika

Analisti kritikon ashpër Ganimete Musliun pas fyerjeve ndaj Albin Kurtit, kërkon ndëshkim ndaj saj

Nga: A.Morina Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 16:04
Ganimete Musliu

Vizita e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në komunën e Skenderajt ka ngjallur reagime shumë të mëdha nga ana e zyrtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan “Bota sot”.

Këta të fundit, përveç reagimeve të ashpra, ata eskaluan edhe në ofendime ndaj Kurtit, siç është rasti i Ganimete Musliut e cila e quajti kreun e VV-së psikopat.

“Albin Kurti nuk kursen asnjë mjet për të arritur në pushtet. Sjellja e tij në Skenderaj është vetëm fillimi sepse ky psikopat nuk kursen as jetën e njeriut për spektaklet e tij politike”, shkroi Musliu në Facebook.

Njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj, gjatë një prononcimi për gazetën “Bota sot” ka komentuar këto akuza dhe fyerje të zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), drejtuar kreut të LVV-së, Albin Kurti.

Zogaj i cilësoi si të papranueshme këto ofendime dhe reagime të ashpra, pasi dëmtojnë rëndë interesat shtetëror të vendit dhe popullit të Kosovës.

“Reagimet e ashpra dhe ofendimet janë të papranueshme, kushdo e kahdo që shfaqen, sepse, janë tepër të dëmshme dhe e dëmtojnë rëndë interesin shtetëror të vendit dhe të popullit të Kosovës! Për fat të keq kjo po ndodh, dhe, nëse analizohet më shtruar situata, do të shihet se, kjo nuk ndodh rastësisht, por është qëllim i paramenduar strategjik, i koluareve të caktuar që përfitojnë nga situatat e mjegullta”, deklaroi Zogaj.

Analisti u shpreh se sulmi ndaj Kurtit i ka vënë një hije të zezë turpi dhe më së paku ky veprim është dashur të ndodh në qytetin e Skenderajt.

“Për fat të keq kjo po ndodh edhe në këtë para fushatë, që nisi me eksese trashanike dhe të pakëndshme, që mund të prodhojnë situata të rrezikshme!

I këtillë ishte sulmi vandalist në Skenderaj kundër Albin Kurtit, që ishte një hije zezë turpi, që më së paku është dashur të ndodh në Skenderaj”, theksoi Zogaj.

Në fund, ai e kritkoi ashpër kandidaten për deputete të PDK-së, Ganimete Musliu, pas deklaratës fyese ndaj kryetarit të VV-së. Madje, ai kërkoi që votuesit ta ndëshkojnë këtë të fundit pas cilësimit të Kurtit si psikopat.

“Edhe më e keqe doli të jetë gjesti i ish-deputetes Ganimete Musliut, e cila me deklaratë fyese u përpiq të denigronte Albin Kurtin duke e quajtur psikopat, mirëpo, kjo fyerje më shumë se Albinin ka fyer qytetarët e vendit, sepse është sjellje tepër e ultë dhe zhgënjyese, sidomos kur dihet se vjen nga një ish deputete!

Mendoj se, rastet e këtilla votuesit duhet t'u ndëshkojnë”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat