Letra e Biden, profesori bën analizën: Ky është qëllimi i presidentit amerikan me Kosovën – i jep “goditje” të rëndë Serbisë

Politika

Letra e Biden, profesori bën analizën: Ky është qëllimi i presidentit amerikan me Kosovën – i jep “goditje” të rëndë Serbisë

Nga: A.M. Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 14:20
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Të dielën, u bë publike letra e dërguar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë letër, Biden ia ka bërë të qartë Vuçiqit se duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

 “Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, ka thuhet në letrën e Biden-it.

Profesor Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka vlerësuar letrën e presidentit Biden.

Ai ka potencuar se Serbia nuk ka marr një letër aq e qartë që nga pavarësia e Kosovës, sikur ajo e presidentit Biden.

“Që nga pavarësia e Kosovës, kurrë Serbisë nuk i ka ardhur një letër aq e qartë, e shkurtë dhe bindëse nga SHBA-ja, sesa, letra e presidentit të ri Joe Biden. Letra e presidentit të SHBA-së drejtuar Vuçiqit në Ditën më festive të Shtetësisë së Serbisë sa është simbolike urimi, po aq më shumë është simbolikë politike kërcënuese gjeostrategjike ndaj interesave amerikane në Kosovë. Letra e parë e Bidenit në ditën festive serbe, dhe ja vërejtja e parë serioze e  presidentit të SHBA-se, Biden, ndaj politikës agresive serbe ndaj Kosovës”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Më tej, profesori ka treguar se çfarë është kjo letër për Kosovën.

“Kërkesa zyrtare e Joe Bidenit që "presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqit të arrijë një marrëveshje me Kosovën, që do të përfshinte njohjen e saj si shtet i pavarur" është një dëshpërim për Serbinë e sihariq i madh për Republikën e Kosovës.

Pesha apo vlera e kërkesës së SHBA-së për njohjen e Kosovës nga Vuçiqi është më e madhe sesa urimi nacional i shtetësisë së Serbisë nga Joe Biden”, ka deklaruar profesori.

Gjithashtu, Mehazi ka treguar se cila është porosia tjetër e presidentit Biden për Vuçiqin.

“Porosia tjetër e letrës së Bidenit dërguar Vuçiqit e ka kuptimin e heqjes së Kosovës nga kushtetuta e Serbisë dhe njohjen zyrtare sa më të shpejtë të Republikës se Kosovës nga ana e Serbisë.

Në ditën më të madhe nacionale festive të Serbisë, Joe Biden i jep vërejtje serioze diplomatike, gjeostrategjike e politike Serbisë ndaj Kosovës. Pra, për Vuçiqin e Serbinë letra e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden është më shumë dëshpëruese sesa festive, letër që ua ka bajatizuar festën shtetërore Serbisë”, ka përfunduar Mehazi për “Bota sot” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat