Mehazi: Dialogu me Serbinë tani më duhet të jetë më serioz

Politika

Mehazi: Dialogu me Serbinë tani më duhet të jetë më serioz

Nga: A.M. Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:15
Ilustrim

Tashmë ka një kohë të gjatë prejse kanë filluar bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ende nuk ka një marrëveshje finale ndërmjet këtyre dy vendeve.

Gjatë këtij procesi u ndërruan disa qeveri.

Ndërkaq, edhe Qeverisë së re e cila do të vije në pushtet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit do t`i bije “hise” të marrë pjesë në dialog.

Profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka përmendur letrën e presidentit të shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, të cilën ia ka dërguar presidentit te Serbisë, Aleksander Vuçiq.

 “Me ardhjen e presidentit të ri të SHBA-ve, Joe Bajden, edhe dialogu me Serbinë duhet të jetë në favor të Kosovës, vet letra e presidentit të SHBA-ve dërguar Serbisë për një marrëveshje të shpejtë e përfundimtare të njohjeve na bën të jemi optimistë ndaj këtij dialogu të stërzgjatur e jo serioz kosovare-serbe”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, profesori ka treguar se çfarë kërkesa duhet të këtë qeveria e re.  

“Këtë optimizëm e superioritet duhet ta ketë edhe qeveria e re e Kosovës që do formohet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Dialogu me Serbinë tani më duhet të jetë më serioz e me kërkesa optimale, normale e reale sa për të njohur shtetet fqinje njëra me tjetrën me të gjitha të drejtat e barabarta shtetërore”, ka deklaruar Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat