Pas dorëheqjes së Isa Mustafës, analisti: Nuk është fajtor vetëm Mustafa, por...

Politika

Pas dorëheqjes së Isa Mustafës, analisti: Nuk është fajtor vetëm Mustafa, por...

Nga: A.SH Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 21:12
Isa Mustafa

LDK në këto zgjedhje është renditur si e treta. Kryetari i saj Isa Mustafa sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit.

Ai para mediave tha se “po e thërras Kuvendin dhe është shenjë që unë po tërhiqem. Së shpejti Kuvendi i LDK-së do ta zgjedh kryetarin e ri. Do të ulemi dhe të shohim se çfarë interesimi kemi për kryetarin e LDK-së, ose do të kemi konkurrencë mes kandidatëve që procesi të shkojë sa më mirë”.

Analisti politik Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, humbja e thellë në këto zgjedhje e LDK-së, është pasojë e dështimeve të vazhdueshme. 

Sipas tij, fajtor i vetëm nuk është Isa Mustafa por të gjithë ata që kanë patur ndikim në vendimmarrjen e LDK-së në vitet e fundit.

“Për mendimi tim, humbja e thellë në këto zgjedhje e LDK-së, është pasojë e dështimeve të vazhdueshme, përkatësisht vendimeve të pamatura të ekzekutivit të LDK-së. Për ketë, nuk besoj që fajtor i vetëm është z. Mustafa por të gjithë ata që kanë patur ndikim në vendimmarrjen e LDK-së në vitet e fundit. Këtu, nuk duhet anashkaluar faktin se VV pas ndarjes, u riorganizua dhe forcua falë bashkëpunimit me LDK-në të cilën në fund po e gjuan si leckën. Për këtë fakt, duhet analizë e thellë, e gjatë dhe e kthyer në retrospektivë”, ka thënë ai.

Sipas tij, dorëheqja është akti është akti minimal moral, por nuk mjafton, po kërkohet analizë dhe përgjegjësi e përgjithshme në të gjitha nivelet.

“Natyrisht që dorëheqja është akti minimal moral, por nuk mjafton, sepse kërkohet analizë dhe përgjegjësi e përgjithshme në të gjitha nivelet”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat